SKIL MASTERS 9412 Manual Original página 159

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 49
UDHËZIMET E SIGURISË PËR MPREHËSET KËNDORE
1) PARALAJMËRIMET E SIGURISË TË ZAKONSHME
PËR VEPRIMET E MPREHJES, SMERILIMIT,
FËRKIMIT ME TELA, SHKËLQIMIT OSE PRERJES
ME GËRRYERJE
a) Kjo vegël pune është e projektuar të përdoret
si pajisje për mprehje, smerilim, fërkim me
tej, lustrime ose për prerje. Lexoni të gjitha
paralajmërimet e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet të dhëna me këtë vegël pune.
Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve më poshtë mund
të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime
të rënda.
b) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga
prodhuesi i pajisjes. Vetëm fakti se aksesori mund të
lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të
sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale
në veglën e punës. Aksesorët që punojnë më shpejt
se shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë.
d) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
e) Montimi me filetim i aksesorëve duhet të përputhet
me filetimin e boshtit të pajisjes mprehëse. Për
aksesorët që montohen me fllanxha, vrima e
boshtit kryesor të aksesorit duhet të përputhet me
diametrin e vendosjes së fllanxhës. Aksesorët që
nuk përputhen me mekanizmin e montimit të veglës së
punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen më shumë
se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
f) Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese
për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje,
çarja ose konsum të tepërt, furçat e telit për tela të
liruar ose të thyer. Nëse vegla e punës ose aksesori
ju bie, kontrollojeni për dëmtime ose montoni
një aksesor të padëmtuar. Pasi të kontrolloni dhe
të montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove.
g) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Në varësi
të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze
ose maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska
për pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e
vogla gërryese ose të materialit të punës. Mbrojtëset
e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë
të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e
pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë
grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë
ndaj zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
h) Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
i)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
j)
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
k) Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e
punës të dalë nga kontrolli.
l)
Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
m) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
n) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
o) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një rrote
rrotulluese, flete mbështetëse, furçe ose aksesor tjetër
të kapur ose të ngecur. Ngecja ose bllokimi shkakton
ndalimin e menjëhershëm të aksesorit rrotullues i cili më
pas bën që vegla e punës jashtë kontrollit të lëvizë në
drejtimin e kundërt të rrotullimit të aksesorit në pikën e
bllokimit.
• Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota
të ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt
ose larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes
së rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të
veglës së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi
trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që t'i
përballojnë forcat e goditjes së kthimit. Përdorni
gjithmonë një dorezë ndihmëse, nëse ka, për
një kontroll maksimal mbi goditjen e kthimit ose
reagimin ndaj rrotullimit gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose
forcat e goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.
159

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido