Paralajmërimet Dhe Këshilla - Electrolux EFC90460OX Manual De Instrucciones

Ocultar thumbs Ver también para EFC90460OX:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 15
www.electrolux.com
88
1. PARALAJMËRIMET DHE
KËSHILLA
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është paras-
hikuar për disa versione të aparatit. Ka mundësi që
të jenë përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve, që
nuk i përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo në
përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së
gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm,
(disa modele mund të instalohen në një largësi më të
vogël, referojuni paragrafëve ambalazhi dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i
njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël brenda
Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti elektrik i
shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me tuba
me diametër baras ose më shumë se 120 mm.
Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë
i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi të tym-
rave të shkaktuara nga djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu
edhe aparate që nuk funksionojnë me energji elekt-
rike (për shembull aparate që përdorin gaz), mjedisi
duhet ajrosur në mënyrë të duhur. Në rast se kuzhina
nuk është e pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë
me jashtë, për të siguruar futjen e ajrit të pastër.
Përdorimi i duhur e pa rreziqe përftohet kur depresioni
maksimal i lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës teknike,
në mënyrë që të parandalohen rreziqet.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një switch dy
pole me një hendek kontakti prej së paku 3 mm.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të gatimit me
gaz thonë se është e nevojshme një distancë më
e madhe se ajo e treguar më sipër, duhet mbajtur
parasysh. Duhen respektuar të gjitha rregullat për
shkarkimin e ajrit.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të
parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë
Aspiratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta shmangni
daljen anash të saj në lidhje me pjesën fundore të
tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur
mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit të
kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi
fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose
mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri,
përveç rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen për
përdorimin e aparatit nga persona përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes që të
mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të bëhen
shumë të nxehta në rast se përdoren me aparatura
pjekëse."
3. MIRËMBAJTJA
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës,
fikeni Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose
duke fikur çelësin e përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara
(Rrezik zjarri).
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv W:
Filtri kundër erës së keqe me Karbon aktiv nuk
mund të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm,
duhet zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi ose
më shpesh, për një përdorim veçanërisht intensiv.
W
- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në
makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth
çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një
përdorim veçanërisht intensiv.
• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton të
përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të lëngshëm
neutral.
Z

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Efc90461ox

Tabla de contenido