Skil 9390 Manual Original página 159

Tabla de contenido

Publicidad

për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje,
çarja ose konsum të tepërt, furçat e telit për tela të
liruar ose të thyer. Nëse vegla e punës ose aksesori
ju bie, kontrollojeni për dëmtime ose montoni
një aksesor të padëmtuar. Pasi të kontrolloni dhe
të montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove.
h) Përdorni pajisje personale mbrojtëse 45 . Në
varësi të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën,
syze ose maska sigurie. Sipas nevojës, mbani
maska për pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin,
doreza dhe përparëse pune që mund të ndalojnë
fragmentet e vogla gërryese ose të materialit të
punës. Mbrojtëset e syve duhet të arrijnë të ndalojnë
copëzat që fluturojnë të krijuara nga përdorimet e
ndryshme. Maska e pluhurave ose respiratori duhet të
arrijnë të filtrojnë grimcat e krijuara nga veprimi juaj.
Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë
mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
i)
Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të
sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në
zonën e punës duhet të veshë pajisje personale
mbrojtëse. Fragmentet e materialit të punës ose të një
aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë
lëndime jashtë zonës direkte të punës.
j)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj. Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
k) Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. Nëse
humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë
dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin
rrotullues.
l)
Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa
aksesori të ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues
mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e
punës të dalë nga kontrolli.
m) Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni
ose e mbani në krah. Kontakti aksidental me aksesorin
rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e
tërhequr aksesorin drejt trupit.
n) Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe
grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të
shkaktojë rrezik nga elektriciteti.
o) Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të
djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin materialet.
p) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një rrote
rrotulluese, flete mbështetëse, furçe ose aksesor tjetër
të kapur ose të ngecur. Ngecja ose bllokimi shkakton
ndalimin e menjëhershëm të aksesorit rrotullues i cili më
pas bën që vegla e punës jashtë kontrollit të lëvizë në
drejtimin e kundërt të rrotullimit të aksesorit në pikën e
bllokimit.
Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te
materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund
të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota
të ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt
ose larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes
së rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të
thyhen gjithashtu në këto kushte.
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të
veglës së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të
papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget
duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më
poshtë.
a) Mbajeni mirë veglën e punës dhe poziciononi
trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që t'i
përballojnë forcat e goditjes së kthimit. Përdorni
gjithmonë një dorezë ndihmëse, nëse ka, për
një kontroll maksimal mbi goditjen e kthimit ose
reagimin ndaj rrotullimit gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet e forcës rrotulluese ose
forcat e goditjes së kthimit nëse merren masat e duhura.
b) Mos vendosni kurrë dorën afër aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të shkaktojë goditjen e kthimit mbi dorë.
c) Mos u poziciononi në zonën ku mund të lëvizë
vwegla e punës nëse ndodh goditja e kthimit.
Goditja e kthimit do ta lëvizë veglën në drejtimin e
kundërt me lëvizjen e rrotës në pikën e bllokimit.
d) Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të
mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e
aksesorit. Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë
tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të
shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.
e) Mos lidhni një thikë druri të zinxhirit të sharrës ose
një thikë sharre me dhëmbë. Thika të tilla shkaktojnë
shpesh goditje kthimi dhe humbje kontrolli.
3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR
VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES
a) Përdorni vetëm llojhet e disqeve të rekomanduara
për veglën e punës dhe mbrojtësen specifike të
projektuar për diskun e zgjedhur. Disqet për të cilat
nuk është parashikuar kjo vegël, nuk mund të mbrohen
në mënyrë e duhur dhe nuk janë të sigurt.
b) Sipërfaqja e mprehjes e rrotave të shtypura në
qendër duhet të montohet poshtë planit të buzës
së mbrojtëses. Rrota e montuar gabim që del nëpër
planin e buzës së mbrojtëses nuk ka mbrojtjen e duhur.
c) Mbrojtësja duhet të lidhet mirë me veglën e punës
dhe të pozicionohet për siguri maksimale, në mëyrë
që disku të ekspozohet sa më pak nga përdoruesi.
Mbrojtësja ndihmon në mbrojtjen e operatorit nga
coipëzat e thyera të diskut, kontaktet aksidentale me
diskun dhe shkëndijat që mund të ndezin veshjet.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet
e rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me
pjesën anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të
prerjes janë të projektuara për mprehje periferike; forcat
anësore të zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë
thyerjen e tyre.
e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me madhësi dhe formën e duhur për diskun e
zgjedhur. Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin
159

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido