Skil VA1 8020 Serie Manual Original página 110

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
Përcaktimi i temperaturës
! ka një tolerancë në temperaturat e treguara
50...90°C: maks. 90°C
më pak se 300°C: ±20%
më shumë se 300°C: ±10%
8020
- përdorni rrotëzën e zgjedhjes M për të zgjedhur
përcaktimin e temperaturës që dëshironi
- përdorni tabelën 6 për referencë
8040 7
- caktoni temperaturën e dëshiruar si objektiv në hapa
me 10°C duke shtypur lehtë butonat B
- shtyja e vazhdueshme e butonave B rrit/zvogëlon
vazhdimisht temperaturën objektive deri sa të lëshohen
butonat ose të arrihet temperatura minimale/maksimale
- pasi të caktohet temperatura e objektivit, në ekranin
D shfaqen shigjeta me pulsim deri sa të arrihet
temperatura e dëshiruar (vetëm në pozicionin "II")
- temperatura objektive do të ruhet në memorien e
pajisjes, në mënyrë që në çdo herë që ndizni pajisjen
ajo do të nxehet në temperaturën e fundit të zgjedhur
Përcaktimi i rrymës së ajrit 8 (8040)
- caktoni rrymën e ajrit e dëshiruar si objektiv në hapa
me 50 l/min duke shtypur lehtë butonat C
- ekrani D tregon përcaktimin aktual të rrymës së ajrit në
një grafik më shirita
Përcaktimi i memories 9 (8040)
- për të zgjedhur një nga katër përcaktimet e ruajtura të
memories, shtypni butonin P
- për të ruajtur një temperaturë dhe një përcaktim të
rrymës së ajrit, shtypni butonin P për të zgjedhur një
vendndodhje të memories, caktoni temperaturën
dhe rrymën e ajrit që dëshironi dhe mbani të shtypur
butonin N për ta ruajtur përcaktimin
Përdorimi i përgjithshëm
- përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në një
pjesë që nuk duket në material; filloni me një parametër
të ulët të temperaturës
- temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të
ajrit dhe materialit të punës
- temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të
punoni
Përdorimi i palëvizur q
- vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion
vertikal
- sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa
pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
- sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
- siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e
pajisjes
- mos prekni daljen/gypin e ajrit
- sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
- mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e fikni
me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
Mbajtja dhe drejtimi i veglës w
- mbajeni pajisjen me një dorë
- mbajini të çarat e ajrimit F 2 të pambuluara
Aksesorët standardë 2
- gypi i mbrojtjes së xhamit G (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- koka e rrumbullakët H (për përqendrimin e rrymës së
ajrit)
- gypi i reflektorit J (për reflektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit K (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojës mbi xham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
- kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me aksesorët
e tjerë normalisht të disponueshëm për pistoletat më
ajër të nxehtë
Montimi/heqja e aksesorëve
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit L 2
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të jetë
ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe kur
spina është e shkëputur
- përdorni unazën e lëshimit të gypit E për heqjen e lehtë
të gypëve të nxehtë e
Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga
mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është
e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të
ftohet për pak kohë
- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes fiket
vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon ajër
të ftohtë
- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm
disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet
automatikisht
! kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të
lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një
pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se
elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e
dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Heqja e bojës/llakut r
- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
- gërryejeni fort, kur boja të zbutet
- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që
duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate optimale
- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të forcohet
përsëri
- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe
materialit
- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të
parandaluar ndezjen e tyre
- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë
- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt
- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni
punën
! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në
ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund
të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është
shumë helmuese
! ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit
mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore
dhe të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë
veçanërisht të rrezikuar
! boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist pa
përdorur pistoletën me ajër të nxehtë
110

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Va1 8040 serie80208040

Tabla de contenido