Descargar Imprimir esta página

Skil 0581 Manual Original página 206

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 67
gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg
nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose
flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që familjarizimi i fituar nga përdorimi i
shpeshtë i veglave t'ju bëjë të ndiheni tepër të sigurt
në vetvete dhe të shpërfillni parimet e sigurisë për
pajisjet. Një veprim i pakujdesshëm mund të shkaktojë
dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Mjeti i
duhur elektrik e bën punën më shpejt dhe në mënyrë më
të sigurt me shpejtësinë për të cilën është ndërtuar. b)
Mos e përdorni mjetin nëse çelësi nuk e ndez dhe
fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë
të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet.
b) Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqeni paketën e baterisë, nëse është e mundur,
nga mjeti me korrent para se të bëni rregullime,
ndryshoni aksesorët ose vendosni mjetet me
korrent. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin
rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës.
c) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
d) Mirëmbajini veglat me korrent dhe aksesorët.
Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të
pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të
tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës
së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës
para përdorimit. Shumë aksidente ndodhin për shkak se
mjetet elektrike nuk mirëmbahen siç duhet. f) Mbajini
mjetet prerëse të mprehta dhe të pastra. Pajisjet e
prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më
pak mundësi për t'u bllokuar dhe janë më të lehta për t'u
kontrolluar.
e) Përdorni mjetet e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
f) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet ku mbaheni të
thata, të pastra dhe pa vajra ose graso. Dorezat dhe
sipërfaqet ku mbaheni, kur janë të rrëshqitshme, nuk
ju lejojnë ta menaxhoni dhe ta kontrolloni në mënyrë të
sigurt pajisjen në situata të papritura.
5) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN ME BATERI
a) Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të krijojë rrezik për zjarr kur përdoret me
një bateri tjetër.
b) Përdorni vetëm mjetet me bateri që kanë bateri të
krijuara në mënyrë të posaçme për to. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të krijojë rrezik për dëmtime dhe zjarr.
c) Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike si kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera të vogla metalike që mund të bëjnë lidhjen
e një terminali me terminalin tjetër. Bashkimi i
terminaleve së bashku mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse kushtet janë të papërshtatshme, nga bateria
mund të dalin lëngje; shmangni kontaktin. Nëse
kontakti ndodh padashur, shpëlajeni me ujë. Nëse
lëngu ju bie në kontakt me sytë, kërkoni ndihmë
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
e) Mos përdorni bateri ose mjete që janë dëmtuar ose
modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të shfaqin sjellje të paparashikuara, duke shkaktuar
zjarr, shpërthim ose rrezik për lëndimin tuaj.
f) Mos e ekspozoni një pako baterish ose një vegël
ndaj zjarrit ose temperaturës shumë të lartë.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose një temperature mbi 130°C
mund të shkaktojë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos
e karikoni baterinë ose veglën jashtë gamës së
temperaturës që specifikohet tek udhëzimet. Karikimi
i papërshtatshëm ose në temperatura jashtë gamën së
specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rritë rrezikun
për zjarr.
6) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
b) Mos u mundoni asnjëherë t'i riparoni bateritë e
dëmtuara. Riparimi i baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
PARALAJMËRIMET SHTESË PËR SIGURINË
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE PËR
MOTORSEKËN
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri
kur motorseka është në punë. Para se ta ndizni
motorsekën, sigurohuni që zinxhiri nuk bie në
kontakt me asgjë. Një momet shpërqendrimi gjatë
përdorimit të motorsekave mund të shkaktojë ngatërrim
të rrobave ose trupit me motorsekën.
b) Mbajeni gjithnjë motorsekën duke vendosur dorën
e djathtë në dorezën e djathtë dhe dorën e majtë
në dorezën përpara. Mbajtja e motorsekës me duart e
kundërta rrit rrezikun e dëmtimeve fizike, ndaj nuk duhet
të bëhet asnjëherë.
c) Mbajeni motorsekën vetëm nga sipërfaqet e izoluara
të kapjes, sepse zinxhiri i motorsekës mund të
bjerë në kontakt me telat e fshehur. Nëse motorseka
bie në kontakt me një tel me korrent, pjesët metalike të
motorsekës mund të elektrizohen dhe mund t'i shkaktojë
goditje elektrike operatorit.
d) Mbani syze mbrojtëse. Rekomandohet të përdoren
mjete mbrojtëse të mëtejshme për dëgjimin, kokën,
duart dhe këmbët. Mjetet mbrojtëse të përshtatshme
reduktojnë dëmtimet personale prej mbeturinave që
fluturojnë ose prej kontaktit aksidental me zinxhirin e
motorsekës.
e) Mos e përdorni asnjëherë motorsekën në pemë,
në shkallë ose nga çatia, ose mbi mbështetëse
të paqëndrueshme. Përdorimi i motorsekës në këtë
206

Publicidad

loading