Descargar Imprimir esta página

Skil 0581 Manual Original página 207

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 67
mënyrë mund të shkaktojë dëmtime fizike të rënda.
f) Gjithmonë pozicionojini mirë këmbët dhe përdoreni
motorsekën vetëm kur qëndroni mbi sipërfaqe
të fiksuar, të sigurt dhe në nivel. Sipërfaqet e
rrëshqitshme ose të paqëndrueshme, si për shembull
shkallët, mund të shkaktojnë humbje të ekuilibrit ose
kontrollit të motorsekës.
g) Kur sharroni një degë që është nën tension, bëni
kujdes nga efekti sustë. Kur tensioni në fibrat e drurit
lirohet, dega me ngarkesën si sustë mund të godasë
operatorin dhe/ose ta hedhë jashtë kontrollit motorsekën.
h) Bëni jashtëzakonisht kujdes kur prisni shkurret
dhe kleçkat. Materiali i hollë mund të kapë zinxhirin
e motorsekës dhe të kërcejë drejt jush ose t'ju bëjë të
humbni ekuilibrin.
i) Mbajeni motorsekën nga doreza përpara duke e
mbajtur të fikur dhe larg trupit. Kur e transportoni
ose venodsni motorsekën, montoni gjithnjë kapakun
e fletës. Mbajtja e mirë e sharrës do të pakësojë rrezikun
e kontaktit aksidental me zinxhirin në lëvizje.
j) Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin, shtrëngimin
e zinxhirit dhe ndryshimin e fletës dhe zinxhirit.
Tendosja ose lubrifikimi i papërshtatshëm i zinxhirit mund
ta këpusë ose të rritë mundësinë e goditjes së kthimit.
k) Prisni vetë dru. Mos e përdorni motorosekën për
qëllime të tjera. Për shembull: mos e përdorni
motorsekën për të prerë metal, plastikë, gur ose
materiale ndërtimi që nuk janë prej druri. Përdorimi i
motorsekës për punën të tjera mund të shkaktojë situata
të rrezikshme.
l) Mos u përpiqni të prisni një pemë nëse nuk i dini
rreziqet dhe nuk dini si t'i shmangni ato. Përdoruesit
ose kalimtarëve mund t'u ndodhin dëmtime të rënda
ndërsa prisni një pemë.
m) Ndiqni të gjitha udhëzimet kur lironi materialet e
bllokuara, kur e vendosni ose kur bëni shërbime
motorsekës. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur
dhe që bateria të jetë hequr. Aktivizimi i papritur i
motorsekës ndërsa lironi materialin e bllokuar ose ndërsa
i bëni shërbime mund të shkaktojë dëmtime fizike të
rënda.
SHKAQET DHE PARANDALIMI GODITJEVE MBRAPSHT
NGA PËRDORUESI
Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e
fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet dhe
kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një reagim
të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e drejtimit dhe
duke e çuar drejt përdoruesit.
Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme
të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me
shpejtësi drejt përdoruesit.
Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju bëjë të humbni
kontrollin e motorsekës, dhe kjo mund të sjellë dëmtime
fizike të rënda. Mos u mbështetni vetëm te pajisjet e sigurisë
që ka motorseka. Si përdorues i motorsekës, duhet të
ndërmerrni disa hapa për t'u siguruar që në punën tuaj të
mos ndodhin aksidente ose dëmtime.
Goditja e kthimit është pasojë e keqpërdorimit të motorsekës
dhe/ose përdorimit të gabuar ose e situatave që mund të
shmangen duke marrë masat parandaluese që tregohen më
poshtë:
a) Mbajeni fort, duke i rrethuar gishtin e madh dhe
gishtat e tjerë në dorezat e motorsekës, me të dyja
duart në sharrë, dhe poziciononi trupin dhe krahun
për të pasur mundësi për t'u rezistuar forcave të
goditjes mbrapsht. Forcat e goditjes mbrapsht mund të
kontrollohen nga operatori, nëse merren masat e duhura
parapake; mos e lëshoni motorsekën.
b) Mos u zgjatni tepër dhe mos prisni mbi lartësinë e
shpatullave. Kjo ndihmon për të mos lejuar që maja të
ketë kontakt padashur dhe bën të mundur kontroll më të
mirë të motorsekës në situata të papritura.
c) Përdorni vetëm fletë zinxhiri dhe zinxhirë të
specifikuar nga prodhuesi. Vendosja e gabuar e
fletëve të zinxhirit dhe zinxhirëve mund të bëjë që zinxhiri
të këputet ose të godasë mbrapsht.
d) Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për mprehjen
dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të motorsekës. Ulja e
lartësisë së matësit të thellësisë mund të shkaktojë më
tepër goditje mbrapsht.
UDHËZIME SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
Fëmijët dhe të miturit, me përjashtim të
praktikantëve më të mëdhenj se 16 vjeç dhe që janë
nën mbikëqyrje, nuk lejohet ta përdorin motorsekën.
E njëjta gjë vlen për personat që dinë ose nuk dinë
si ta përdorin siç duhet motorsekën. Udhëzimet e
përdorimit duhen mbajtur gjithnjë pranë. Personat e
papërshtatshëm ose të lodhur nuk duhet ta përdorin
motorsekën.
Rekomandohet që personat që e përdorin për herë të
parë të marrin mësime praktike lidhur me përdorimin
e motorsekës dhe mjeteve mbrojtëse nga një operator
me përvojë, dhe praktika fillestare duhet të jetë prerja e
trungjeve mbi një mbajtëse
Mos e prekni zinxhirin që rrotullohet
Përdorni gjithnjë mjete mbrojtëse personale. Kjo pakëson
rrezikun e dëmtimeve nga kërcimi i materialeve që po
priten dhe nga prekja padashur e zinxhirit.
- Helmeta e sigurisë, kur ka një rrezik të rënies së
degëve apo diçka të ngjashme
- Mbrojtja e dëgjimit
- Syze mbrojtëse ose maskë fytyre
- Doreza me mbrojtje nga sharra
- Pantallona me mbrojtje nga sharra
- Këpucë sigurie me mbrojtje nga sharra, majat prej
çeliku dhe shualle që nuk rrëshqasin
Mos e përdorni motorsekën pranë njerëzve,
fëmijëve ose kafshëve
Mos e përdorni motorsekën pasi keni pirë alkool ose
nëse jeni nën ndikimin e drogës ose ilaçeve
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
PAS PËRDORIMIT
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një
vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
207

Publicidad

loading