Descargar Imprimir esta página

Skil 0630 Manual Original página 132

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
b) Mbajeni prerësen e gardheve nga doreza me
thikën të ndaluar, dhe duke bërë kujdes që të mos
aktivizoni asnjë çelës energjie. Mbajtja e mirë e
prerëses së gardheve do të ulë rrezikun e vënies në punë
padashur, dhe të lëndimeve për shkak të thikave.
c) Kur transportoni ose lini prerësen e gardheve,
gjithnjë montoni kapakun e thikës. Trajtimi si duhet
i prerëses së gardheve do të pakësojë rrezikun e
lëndimeve nga thikat.
d) Kur e pastroni materialin e bllokuar ose i bëni
shërbime mjetit, sigurohuni që të gjithë çelësat e
energjisë të jenë të fikur dhe që bateria të jetë hequr
ose të jetë shkëputur. Aktivizimi i papritur i prerëses
së gardheve ndërkohë që pastroni materialet e bllokuara
ose gjatë bërjes së shërbimeve mund të shkaktojë
lëndime serioze.
e) Mbajeni prerësen e gardheve vetëm duke kapur
sipërfaqet e kapjes me dorë, pasi thika mund të
bjerë në kontakt me telat e fshehur. Në rast se thika
bie në kontakt me një tel me korrent, kjo mund të bëjë që
pjesët e ekspozuara metalike të prerëses së gardheve
të marrin korrent dhe t'i shkaktojë goditje elektrike
përdoruesit.
f) Mbajini të gjithë kordonët dhe kabllot e korrentit larg
nga vendi i prerjes. Kordonët ose kabllot e energjisë
mund të jenë të fshehur nëpër gardhe ose shkurre dhe
mund të priten padashur nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e gardheve në kushte të
këqija moti, sidomos kur ekziston rreziku i rrufeve.
Kjo pakëson rrezikun që t'ju godasë rrufeja.
TË PËRGJITHSHME
Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë eksperience dhe
njohurie, ose nga njerëz që nuk i dinë udhëzimet
Rregullat vendëse mund të kufizojnë moshën e
lejuar të përdoruesit
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
Mos i prisni shkurret kur janë të lagura
Mos e përdorni asnjëherë mjetin shumë afër personave
(veçanërisht fëmijëve) dhe kafshëve
Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet
ndaj personave të tjera ose pronës së tyre
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
PARA PËRDORIMIT
Para se ta përdorni veglën për herë të parë,
rekomandohet që të merrni informacione praktike
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e
prerjes dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të
ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe
me tela, shtylla metalike për bimët)
GJATË PËRDORIMIT
Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
Mbani gjithmonë pantallona të gjata, mëngë të gjata dhe
këpucë të forta kur përdorni pajisjen
Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni
shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
PAS PËRDORIMIT
Gjithnjë fikeni mjetin dhe hiqeni baterinë
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mos e ekspozoni mjetin në shi
5 Paralajmërim! Thika prerëse vazhdon të punojë edhe pasi
motori është fikur.
6 Mos lejoni që dikush të afrohet
7 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
8 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
9 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
q Mbajini duart larg nga thika
o Vendosni syze mbrojtëse
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë
! Lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë w
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë K për të
shfaqur nivelin aktual të baterisë wa
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur K wb, bateria është
bosh
! kur 2 nivelet e treguesit të baterisë fillojnë të
pulsojnë pasi keni shtypur butonin K wc, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin K wc; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
132

Publicidad

loading