Descargar Imprimir esta página

Skil 0640 Manual Original página 144

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
e) Mbajeni prerësen e gardheve vetëm duke kapur
sipërfaqet e kapjes me dorë, pasi thika mund të
bjerë në kontakt me telat e fshehur. Në rast se thika
bie në kontakt me një tel me korrent, kjo mund të bëjë që
pjesët e ekspozuara metalike të prerëses së gardheve
të marrin korrent dhe t'i shkaktojë goditje elektrike
përdoruesit.
f) Mbajini të gjithë kordonët dhe kabllot e korrentit larg
nga vendi i prerjes. Kordonët ose kabllot e energjisë
mund të jenë të fshehur nëpër gardhe ose shkurre dhe
mund të priten padashur nga thika.
g) Mos e përdorni prerësen e gardheve në kushte të
këqija moti, sidomos kur ekziston rreziku i rrufeve.
Kjo pakëson rrezikun që t'ju godasë rrufeja.
UDHËZIME SHTESË SIGURIE PËR GËRSHËRËN
KRASITËSE
a) Për të pakësuar rrezikun e goditjeve elektrike, mos
e përdorni asnjëherë gërshërën krasitëse pranë
linjave të energjisë elektrike. Kontakti me linjat e
energjisë elektrike ose përdorimi pranë tyre mund të
shkaktojë plagosje të rënda ose goditje elektrike, duke
shkatuar vdekje.
b) Përdorni gjithnjë dy duar kur përdorni gërshërën
krasitëse. Mbajeni gërshërën krasitëse me të dyja duart
për të shmangur humbjen e kontrollit.
c) Përdorni gjithnjë mbrojtëse për kokën kur përdorni
gërshërën krasitëse mbi kokë. Mbetjet që bien mund
të shkaktojnë plagosje të rënda.
PARA PËRDORIMIT
Ky mjet nuk është bërë për t'u përdorur nga fëmijët
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë eksperience dhe
njohurie
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
Mos e lini pajisjen të punojë pa e monitoruar
Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë
të përshtatshme artificiale
Mos i prisni shkurret kur janë të lagura
Mos e përdorni kurrë veglën nëse mbrojtësja e thikës
është me defekt
Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi
dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i
kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e
prerjes dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të
ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe
me tela, shtylla metalike për bimët)
Disa rajone kanë rregulla që kufizojnë përdorimin e
produktit. Flisni me autoritetin vendës për këshilla.
GJATË PËRDORIMIT
Mbani doreza mbrojtëse, një maskë për pluhurat, rroba të
ngushta dhe këpucë të forta
Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo me sandale
të hapura
Vishni gjithmonë pantallona të gjata dhe mëngë të gjata
kur përdorni këtë pajisje
Mbajini personat e tjerë dhe kafshët në një distancë prej
15 metrash gjatë përdorimit të veglës
Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni
menjëherë mjetin dhe hiqni baterinë
Vendosini këmbët mirë mbi terren të niveluar kur punoni
dhe jo mbi shkallë apo mjete mbajtëse të tjera të
papërshtatshme.
PAS PËRDORIMIT
Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një
vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- mbajeni baterinë veçmas nga mjeti
BATERITË
Bateria jepet e karikuar pjesërisht (për të siguruar
kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Mos e ekspozoni mjetin në shi
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
8 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
9 Vendosni mbrojtëse për kokën
q Mbajini duart larg nga thika
w Qëndroni në një distancë të mjaftueshme nga linjat e
energjisë elektrike
PËRDORIMI
Udhëzimet për montimin
! hiqeni baterinë nga mjeti
Vendosja e shufrave e
- Montoni shufrën përpara G së bashku me njërën anë
të shufrës zgjatuese L, shtrëngojini së bashku me
manikotën me fileta H duke e rrotulluar. Sigurohuni që
të dyja pjesët të jenë montuar siç duhet
- Përsëriteni këtë proces për ta lidhur anën tjetër të
shufrës zgjatuese L me boshtin e pasmë R
Vendosja e rripit të supit r
- Vendosni çengelët e supave në liqet e rripit të supave
që ndodhen në pjesët e kapjes
Karikimi i baterisë
! lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë t
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë T për të
shfaqur nivelin aktual të baterisë 1ta
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin V tb, bateria
është bosh
! kur 2 nivele të treguesit të baterisë fillojnë të
pulsojnë pasi keni shtypur butonin V tc, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
144

Publicidad

loading