- ngarkesa është shumë e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin V tc; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë tb tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni butonin V; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
•
Rregullimi i kokës së lëvizshme t
- Shtypni njëkohësisht dy butonat e lëshimit të kokës së
lëvizshme F
- Rrotulloni kokën e lëvizshme D në pozicionin që doni
duke e lëvizur kokën e lëvizshme lart ose poshtë
- Lëshoni butonat e lirimit të kokës së lëvizshme F dhe
sigurohuni që koka e lëvizshme D të jetë kyçur siç
duhet.
Koka e lëvizshme D mund të pozicionohet në një nga 8
këndet e ndryshme.
•
Ndezje/Fikje u
- ndizni mjetin duke shtypur fillimisht çelësin e sigurisë S
dhe më pas duke tërhequr çelësin T
- fikeni mjeti duke lëshuar çelësin T
•
Vënia e mjetit në punë i
- kapeni mirë dorezën përpara me një dorë dhe dorezën
e pasme me dorën tjetër, dhe vendosini mirë këmbët
- drejtojeni veglën përpara
! Sigurohuni që manikontat me fileta të boshteve të
jenë shtrënguar plotësisht para se ta vini mjetin
në punë. Kontrollojeni rregullisht nëse është
shtrënguar siç duhet për të shmangur plagosjet.
! Sigurohuni që koka e lëvizshme të kyçet siç duhet
para se ta vini në punë mjetin.
! filloni të prisni vetëm kur motori është në punë
! mos e mbingarkoni pajisjen duke prerë shkopinj
më të mëdhenj se 18 mm në trashësi
! mos e përdorni më afër se 15m linjave elektrike
! mos e përdorni gërshërën krasitëse pranë linjave
të energjisë, gardheve, tabelave, ndërtesave ose
objekteve të tjera të palëvizshme
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thikat vazhdojnë të lëvizin për
disa sekonda
•
Mbrojtësja e majës së thikës A 2
- parandalon goditjen e kthimit të pajisjes kur prekni
objekte të forta (si shtylla në gardh ose mure të
shtëpisë)
- mbron thikat fundore nga dëmtimet
•
Prerja e shkurreve o
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe
më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë
pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të
prerë degët më të trasha
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
•
Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në
lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
•
Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa
Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe
në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë
çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
•
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
•
Mbajeni mjetin dhe thikat prerëse të pastra
! hiqeni baterinë nga mjeti para se ta pastroni
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni hapësirat e ajrimit E rregullisht me një furçë
ose me ajër me presion
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe
lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni thikat
prerëse
Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe
•
shtrëngimin e bulonave të veglës
•
Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar
ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
•
Mprehja e thikave prerëse
! hiqeni baterinë nga mjeti
- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të butë,
në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga
një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
•
Magazinimi p
- fiksoni mirë dy shinat ruajtëse N në mur me 4 vida
(nuk janë dhënë) dhe të niveluara horizontalisht, një
për varjen e boshtit të zgjatimit së bashku me dorezën
e pasme duke përdorur lidhjen U P, një për varjen e
kokës së energjisë
- përdorni kapakun e thikës C kur e magazinoni veglën
- para se të magazinoni veglën, fshini thikat prerëse
me një copë me vaj për të parandaluar gërryerjen kur
lidhja U P nuk përdoret, mund të vendoset te shina e
magazinimit N
•
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e
blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e
SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
•
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të produktit janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
145