Funksioni i fikjes automatike
Hekuri për hekurosje ka një funksion të fikjes automatike për siguri që do të
funksionojë nëse pajisja juaj nuk është përdorur për 5 minuta. Njësia do të hyjë në
modalitetin e gjumit dhe të gjitha dritat do të fiken. Për të rinisur, thjesht tërhiqni
këmbëzën e avullit 4. Njësia do të rindizet dhe mund të ketë nevojë të ngrohet në
temperaturën e dëshiruar, e cila do të tregohet me pulsimin e dritës treguese 2 .
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pas heqjes së pajisjes nga priza e murit, leni të ftohet tërësisht pastaj
pastrone me një leckë të lagur. Mos përdorni detergjente por vetëm leckë të
lagur me ujë të vakët. Vendosni hekurin në pozitë vertikale në një vend të
thatë dhe të pastër.
Shënim: Punimet e mundshme të servisimit për dëmtimin ose defektin e
shkaktuar nga formimi i gurëve.
VËREJTJE TË SERVISIMIT:
Kjo pajisje duhet të riparohet vetëm nga teknikët e kualifikuar të autorizuar nga
qendrat specifike.
Deponimi korrekt i kësaj pajisje
Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të deponohet me
mbeturina të tjera shtëpiake nëpër të gjitha vendet e UE. Për të
parandaluar dëmin e mundshëm ndaj ambientit ose shëndetit të
njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, riciklone me
përgjegjësi për të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të
resurseve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi
përdorni sistemet e kthimit dhe të koleksionimit ose kontaktoni
shitësin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt
për riciklimin e sigurt të ambientit.