4
Përgatitja
C
Frigoriferi duhet të montohet të
paktën 30 cm larg nga burimet e
nxehtësisë si pllakat e gatimit, furrat,
ngrohësit qendrorë dhe sobat dhe të
paktën 5 cm larg nga furrat elektrike
dhe nuk duhet të ndodhet nën dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
C
Temperatura e ambientit e dhomës
ku montoni frigoriferin duhet të jetë
të paktën 10°C. Nuk rekomandohet
përdorimi i frigoriferit në kushte më të
ftohta, për sa i përket efikasitetit të tij.
C
Sigurohuni që pjesa e brendshme e
frigoriferit të jetë plotësisht e pastruar.
C
Nëse montohen dy frigoriferë krah
njëri-tjetri, duhet të ketë të paktën 2
cm distancë mes tyre.
C
Kur e përdorni frigoriferin për herë
të parë, kini parasysh udhëzimet e
mëposhtme gjatë gjashtë orëve të
para.
- Dera nuk duhet të hapet shpesh.
- Pajisja duhet të përdoret bosh pa
ushqime në të.
- Mos e hiqni frigoriferin nga priza.
Në rast se ndodh një defekt
elektrik jashtë kontrollit tuaj, shikoni
paralajmërimet në paragrafin
"Zgjidhjet e rekomanduara për
problemet".
C
Paketimi origjinal dhe materialet
e shkumës duhet të mbahen për
transporte ose lëvizje në të ardhmen.
13
SQ