Descargar Imprimir esta página

Philips sonicare 3000 Serie Manual Del Usuario página 313

Ocultar thumbs Ver también para sonicare 3000 Serie:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 99
1
2
4
3
Karikimi dhe statusi i baterisë
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë.
Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me
një furçë dhëmbësh manuale.
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmëvertikal dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
Shënim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme të
dhëmbëve në të gjithë gojën, ndajeni gojën në 4
seksione duke përdorur funksionin "Quadpacer" (shih
kapitullin "Funksionet").
6 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e
jashtme e dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30
sekonda para se të kaloni në seksionin 2 (pjesa e
brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni larjen e
dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme e
dhëmbëve të poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda para
se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e brendshme e
dhëmbëve të poshtëm).
7 Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani për
pak kohë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe zonat
me njolla. Mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur
furçën e dhëmbëve ndezur ose fikur, sipas dëshirës.
Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për
t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e furçës
konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate
ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje,
kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk
janë dëmtuar. Nëse ndodh ndonjë problem,
këshillohuni me një dentist profesionist.
Shënim: Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare"
përdoret në studime klinike, doreza duhet të përdoret në
modalitetin e "Clean", e karikuar plotësisht dhe funksioni
"EasyStart" duhet të jetë i çaktivizuar.
1 Vendosni kabllon e karikimit USB në një ushqyes dhe
futeni ushqyesin në një prizë elektrike.
2 Vendosni dorezën në karikues.
313
Shqip

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Sonicare 4000 serie