•
Shmangni përdorimin e pajisjes në një vend me pluhur, të lagësht ose të ndotur
ose pranë një fushe magnetike.
•
Mbajeni baterinë larg zjarrit, nxehtësisë së tepërt dhe rrezeve të drejtpërdrejta të
diellit. Mos e vendosni mbi ose brenda pajisjeve ngrohëse. Mos e çmontoni,
modifikoni, hidhni ose shtrydhni. Mos futni objekte të huaja brenda saj, mos e
zhytni në lëngje ose mos e ekspozoni ndaj forcave ose presioneve të jashtme, pasi
kjo mund të shkaktojë rrjedhje, mbinxehje, ndezje apo edhe shpërthim të saj.
•
Shmangni çmontimin ose modifikimin e pajisjes suaj dhe të aksesorëve të saj.
Çmontimi dhe modifikimet e paautorizuara mund ta bëjnë të pavlefshme
garancinë e fabrikës. Nëse pajisja juaj ka defekte, vizitoni një Qendër të autorizuar
shërbimi për klientin të Honor për ndihmë.
•
Mos u përpiqni ta ndërroni vetë baterinë - kështu mund ta dëmtoni baterinë, gjë
që mund të shkaktojë mbinxehje, zjarr dhe lëndim. Shërbimet në lidhje me
baterinë e integruar në pajisjen tuaj duhet të kryhen nga Honor ose një ofrues i
autorizuar shërbimi.
•
Nëse ndjeni shqetësime në lëkurë kur e keni të vendosur pajisjen, hiqeni dhe
konsultohuni me një mjek.
•
Mbajini pastër kontaktet e metalit te kufjet dhe kutia e karikimit. Në të kundërt,
kufjet mund të mos funksionojnë siç duhet.
Informacione për asgjësimin dhe riciklimin
Ky simbol në produkt, bateri, literaturë ose paketim do të thotë që produktet
dhe bateritë, në fund të jetëgjatësisë së tyre, duhet të dërgohen në pika të veçanta
të grumbullimit të mbetjeve të përcaktuara nga autoritetet vendore. Kjo do të
sigurojë që mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike (EEE) të riciklohen dhe
trajtohen në një mënyrë që ruan materialet e vlefshme dhe mbron shëndetin e
njerëzve dhe mjedisin. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni autoritetet
140