1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Ky produkt është i parashikuar për
klimatizimin e banesave dhe zyrave.
Përdorimi i parashikuar përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur të
përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së
produktit dhe të gjithë komponentëve të
tjerë të impiantit
– instalimi dhe montimi sipas produktit dhe
mundësisë së sistemit
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Përdorimi i parashikuar përfshin gjithashtu
edhe instalimin sipas kodit.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
194
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.3
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.3.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
1.3.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Kalojeni produktin pa tension, duke
fikur gjithë polet e furnizimit me energji
(separatorin elektrik të kategorisë së
mbitensionit III për ndarje të plotë, p.
sh. siguresën ose çelësin mbrojtës të
tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Prisni minimalisht 30 min., derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.3.3 Rreziku i një dëmi mjedisor si pasojë e
lëndës ftohëse
Produkti përmban një lëndë ftohëse me
GWP (GWP = Global Warming Potential) të
konsiderueshme.
▶ Sigurohuni që lënda ftohëse të mos shkojë
në atmosferë.
▶ Nëse jeni një teknik profesionist i
kualifikuar me për proceset me lëndët
ftohëse, atëherë mirëmbani produktin
me pajimet përkatëse mbrojtëse dhe
nëse është nevoja, kryeni proceset në
qarkun e lëndës ftohëse. Riciklojeni ose
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 8000011833_00