• Përpara se produkti të
instalohet, kontrolloni
produktin për ndonjë dëmtim.
Mos e instaloni nëse produkti
është i dëmtuar.
• Shmangni përdorimin e
materialeve izoluese të
nxehtësisë për të mbuluar
pjesën e brendshme të
mobiljeve që do të instalohen.
• Rrezet e drejtpërdrejta të diellit
dhe burimet e nxehtësisë, si
ngrohësit elektrikë ose me gaz,
nuk duhet të jenë të pranishme
në zonën ku është instaluar
produkti.
• Nëse ka një prizë pas vendit ku
do të instalohet produkti, duhet
të sigurohet që produkti të
mos bie në kontakt me prizën
dhe as me spinën e futur në
prizë.
• Për përdorim me lidhjet e
oxhakut, u kërkoni individëve
të kualifikuar të vlerësojnë
përshtatshmërinë e oxhakut
me të cilin do të lidhet
produkti.
• Lartësia mes sipërfaqes së
poshtme të aspiratorit dhe
sipërfaqes së sipërme të furrës
nuk duhet të jetë më e vogël se
650 mm për furrat me gaz dhe
500 mm për furrat elektrike.
Përndryshe, produkti juaj do të
ndikohet nga nxehtësia ose
flaka e pllakës së gatimit dhe
do të përbëjë një rrezik sigurie.
• Asnjëherë mos e lidhni
aspiratorin në kanalet e tymit
të përdorur si ngrohës me
flakë ose ngrohës që lëshojnë
flakë. Respektoni rregulloret
lokale për pastrimin e tubit të
shkarkimit.
• Përdorni tuba me diametër 120
mm kur e lidhni produktin me
tubin e shkarkimit. Lidhja e
tubit duhet të jetë sa më e
shkurtër që të jetë e mundur
dhe me sa më pak bërryla.
1.6
Siguria gjatë
përdorimit
• Rrezik helmimi! Kur pajisja
është në punë, ajri merret nga i
gjithë shtëpia. Nëse nuk
sigurohet një ajrim i mirë,
shfaqen rryma ajri dhe gazet e
mbetjeve dhe gazet toksikë që
çlirohen si rezultat i djegies në
shtëpi thithen përsëri. Mos e
përdorni produktin bashkë me
produkte që sigurojnë
qarkullimin e ajrit dhe që mund
të lëshojnë gaz toksik (furra
me dru, gaz, naftë dhe qymyre,
kaldaja, ngrohës uji etj.)
• Sigurohuni që produkti të jetë i
fikur pas çdo përdorimi.
SQ / 28
SR
SQ
ES
PT