TESY GCA Serie Instrucciones De Uso Y Mantenimiento página 50

Calentador de aqua electrico
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 12
Të nderuar klientë,
AL
Ekipi i TESY-t Ju uron përzemërsisht për blerjen e re.
Shpresojmë se pajisja Juaj e re do të kontribuojë për
komfortin e shtëpisë Suaj.
Ky përshkrim teknik dhe instruksion eksploatimi ka
për synim t'ju njohë me pajisjen dhe me kushtet për
montimin dhe eksploatimin e saj të drejtë. Instruksioni
do t'u shërbejë teknikëve të kualifikuar të cilët do ta
montojnë pajisjen, si edhe do ta demontojnë dhe do ta
riparojnë në rast të dëmtimit.
Zbatimi i udhëzimeve të këtij instruksioni është në
interes të blerësit dhe është një prej kushteve të
garancionit.
Bojleri elektrik u përgjigjet kërkesave të Standardit
Shtetëror Bullgar EN 60335-1, Standardit Shtetëror
Bullgar EN 60335-2-21.
I.
PËRDORIM
Pajisja përdoret për të furnizuar me ujë të nxehtë
objekte shtëpiake që disponojnë me rrjet të ujësjellësit
me presion jo më shumë se 6 atm (0,6 MPa).
Ajo është destinuar për eksploatim në ambiente të
mbyllura dhe të ngrohta dhe nuk është destinuar të
punojë në regjim të pandërprerë të punës.
II.
KARAKTERISTIKA TEKNIKE
Kapacitet nominal, litra - shiko tabelën mbi pajisjen
Presion nominal - shiko tabelën mbi pajisjen
Kapacitet nominal - shiko tabelën mbi pajisjen
Presion nominal - 0,75 MРa
Lloji i bojlerit - ujëngrohës i mbyllur akumulues, me
termoizolim
Brendësia e emaluar
Konsumi ditor i elektroenergjisë - shiko Shtojcën I
Profili i shpallur i ngarkesës - shiko Shtojcën I
Temperatura maksimale e termostatit - shiko
Shtojcën I
Akordimet e temperaturës të vendosur fabrikisht -
shiko Shtojcën I
Efektiviteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit - shiko
Shtojcën I
III.
RREGULLA TË RËNDËSISHME
Bojleri të montohet vetëm në ambiente me sigurim
normal kundër zjarrit
Mos e ndizni bojlerin pa u bindur se rezervuarin e tij
është mbushur plot me ujë
50
Instruksioni për shfrytězimin
Lidhja e bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet të
bëhet nga një hidraulik i kualifikuar. Me modelet pa
kabllo ushqimi me prizë lidhja me rrjetin elektrik
duhet të kryhet nga një elektroteknik i kualifikuar
Gjatë lidhjes së bojlerit me rrjetin elektrik duhet
të kini kujdes për lidhjen e drejtë të përcjellësit
sigurues (për modelet pa kabllo ushqimi me prizë
Në rast se bojleri nuk do të përdoret për një kohë
më të gjatë (më shumë se 3 ditë) dhe ka mundësi
se temperatura e ambientit të ulet nën 0°С, atëherë
bojleri duhet të zbrazet (duke ndjekur procedurën
e përshkruar në nënpikën e 2-të "Lidhja e bojlerit
me rrjetin e ujësjellësit" nga pika IV)
Gjatë eksploatimit (regjim i ngrohjes së ujit), është
normale të pikojë ujë nga vrima drenazhe e valvulit
sigurie. Në të hapjen mund të montohet një markuç
i vogël me të cilin të përcjelljet uji që derdhët në
sifonin ose enën tjetër, ku nuk ka rrezik nga ngrirja.
Vrima drenazhe duhet të mbetet e hapur tek
atmosfera.
Për funksionimin e parrezikshëm të bojlerit, kllapa
kthesë-mbrojtëse duhet rregullisht të pastrohet dhe
të kontrollohet nëse funksionon normalisht /të mos
jetë e bllokuar/, ku për rajonet me ujë gëlqeror të
pastrohet nga gëlqerori i grumbulluar. Ky shërbim
nuk ofrohet nga garancioni.
Nuk lejohen çfarë do lloj ndryshimesh dhe
riakordimesh të konstruksionit dhe të sistemit
elektrik të bojlerit. Ndryshime dhe riakordime
nënkupton çdo heqje të elementeve të vendosura
nga prodhuesi, çdo vendosje të elementeve
suplementare, çdo zëvendësim të elementeve me
elemente analogjike të cilat nuk janë miratuar nga
prodhuesi.
Nëse kablloja ushqyese (për modelet që disponojnë
me të tilla) është e dëmtuar atëherë ajo duhet të
riparohet nga një përfaqësues i servisit ose nga një
person me kualifikim të tillë që të shmanget rreziku
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës
8 vjeç ose mbi 8 vjeçar dhe nga njerëz me aftësi të
kufizuara fizike, sensitive dhe mendore, ose nga njerëz me
mungesë të përvojës dhe të njohurisë, nëse janë nën
vëzhgim ose janë të instruktuar në përputhje me
përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe i kuptojnë
rreziqet që mund të shkaktohen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen
Pastrimi dhe puna me pajisjen nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa vëzhgimin e prindërve

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Gcu serieCompact flat gca 0615 m01 rc

Tabla de contenido