TESY GCA Serie Instrucciones De Uso Y Mantenimiento página 51

Calentador de aqua electrico
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 12
IV.
PËRSHKRIM DHE MËNYRË E FUNKSIONIMIT
Pajisja përbëhet nga korpus, flanxhe, panel kontrollues
plastik dhe valvul kthesë-sigurie.
1.
Korpusi përbëhet nga rezervuari prej çeliku
(ujëmbajtës) dhe shtresa e jashtme plastike
me termoizolim mes tyre. Ujëmbajtësi është
siguruar me dy gypa me fillesë G ½" për lëshim
të ujit të ftohtë (me unazë blu) dhe për lëshim të
ujit të ngrohtë (me unazë të kuqe). Rezervuari i
brendshëm është përpunuar prej çelikut të zi të
mbrojtur nga korrozioni me shtresë emali.
2.
Në flanxhën është montuar nxehës elektrik dhe
protektor anode magneziumi. Nxehësi elektrik
shërben për nxehje të ujit në rezervuar dhe
rregullohet nga termostati, i cili automatikisht e
ruan temperaturën e caktuar.
Mbi panelin kontrollues plastik janë montuar: termostat
i rregullueshëm /në varësi nga modeli/, termofikës dhe
llambushka sinjalizuese.
Termofikësi është një pajisje për mbrojtje nga
mbingrohja e cila e fik nxehësin nga rrjeti elektrik, kur
temperatura e ujit arrin nivele tepër të larta. Në rast se
kjo pajisje vihet në veprim atëherë duhet ta kontaktoni
servisin.
Protektori magneziumi e mbron suplementarisht
rezervuarin e brendshëm nga korrozioni i bojlerëve me
brendësinë e emaluar
3.
Valvuli kthesë-sigurie e shmang zbrazjen e plotë të
pajisjes në rast të ndërprerjes së lëshimit të ujit të
ftohtë nga rrjeti i ujësjellësit. Ai e mbron pajisjen
nga rritja e presionit në ujëmbajtësin deri në nivelin
më të lartë se i lejueshmi (7.5 bar/0,75MPa) gjatë
regjimit të nxehjes (!gjatë rritjes së temperaturës
presioni po rritet), përmes lëshimit të tepricës
nëpërmjet hapjes së drenazhit. Është normalisht në
regjimin e nxehjes nga vrima drenazhe të pikojë ujë
dhe kjo nuk duhet të merret në konsideratë gjatë
montimit të bojlerit.
KUJDES! Valvuli kthesë-sigurie nuk mund ta
mbrojë pajisjen gjatë lëshimit të presionit nga
ujësjellësi që presion të jetë më i lartë nga i shpalluri për
pajisjen. Në rast të presionit më të lartë (mbi 0.6 MPa)
nga ujësjellësi do të ketë derdhje të përhershme të ujit
nga vrima drenazhe e valvulit.
Shqip
V.
MONTIM DHE NDEZJE
KUJDES! Të gjitha veprimet teknike dhe
elektromontazhe duhet të kryhen nga teknikët e
kualifikuar.
1.
MONTIM
Rekomandojmë që montimi i pajisjes të jetë maksimalisht
afër vendeve për përdorim të ujit të ngrohtë, që të
pakësohet humbja e ngrohjes në tubacion. Gjatë
montimit ajo duhet të montohet në një vend të tillë që
pajisja të mos lahet nga uji.
Montimi bëhet tek mbajtësit metalikë (të cilat jepen
bashkë me pajisjen), të cilët paraprakisht montohen në
murin me dy vidha (të cilat jepen bashkë me pajisjen) -
fig. 1.
E RËNDËSISHME: Bojlerët për montim mbi lavamanin
montohen ashtu që gypat hyrje/dalje të drejtohen
poshtë (tek dyshemeja e ambientit). Bojlerët për montim nën
lavamanin të montohen ashtu të gypat hyrje/dalje të
drejtohen sipër (tek tavani i ambientit).
Për qartësi të plotë sa i përket montimit në muret
shikoni fig. 2
mbi lavamanin
mbi lavamanin
Instruksioni për shfrytězimin
AL
51

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Gcu serieCompact flat gca 0615 m01 rc

Tabla de contenido