3
Përdorimi i pajisjes
Nëse dëshironi që pajisja të ndalet
automatikisht, duhet të aktivizoni përsëri
veçorinë e ndaljes automatike.
3.5 Ndërrimi i llambës
(Figura 3)
Bëni lidhjet elektrike të pajisjes. Pajisja juaj
përdor llambë spot LED 3W. Për të ndërruar
llambat, shtypeni poshtë mbajtësen nga
prapa, rrotullojeni në drejtim të kundërt me
akrepat e orës dhe tërhiqeni poshtë. Kryeni
të njëjtat veprime nga ana e kundërt për të
montuar llambat e reja (Figura 3).
Llamba
Fuqia e llambës
(W)
Mbajtësja / Foleja
Voltazhi i llambës
(V)
Madhësia (mm)
Kodi ILCOS
Aspirator kuzhine / Manuali i përdorimit
3
GZ 10
220 - 240
53 x 50
DR/F3-220-240-
GZ10-50-53
3.6 Përdorimi me lidhjen me
oxhak
Avulli nxirret nëpërmjet
•
tubit të oxhakut, i cili është
mbërthyer te koka bashkuese
në aspirator.
Diametri i tubit të oxhakut duhet të jetë i
•
njëjtë me unazën bashkuese. Kur është i
vendosur horizontalisht, tubi duhet të ketë
një pjerrësi pakëz të ngritur (rreth 10º) në
mënyrë që ajri të dalë lehtë nga dhoma.
3.7 Përdorimi pa lidhjen me
oxhak
Ajri filtrohet nëpërmjet filtrit
•
prej karboni dhe riqarkullohet
në dhomë. Filtri prej karboni
përdoret kur është e pamundur
të përdoret një oxhak në shtëpi.
Në përdorimin pa oxhak, hiqni fletët brenda
•
reduktorit të oxhakut.
Hiqni filtrin prej alumini të yndyrës. Për të
•
montuar filtrin prej karboni, puthiteni filtrin
te gjuhëzat duke e e vënë në qendër të
pjesës plastike në lidhje me të dyja anët
e trupit të ventilatorit. Shtrëngojeni duke e
rrotulluar djathtas ose majtas.
Vendosni përsëri filtrin prej alumini të
•
yndyrës.
155 / SQ