Descargar Imprimir esta página

Gardena PowerMax Li-40/37 Instrucciones De Empleo página 5

Cortacésped de batería recargable
Ocultar thumbs Ver también para PowerMax Li-40/37:

Publicidad

qenë montuar mekanizmat mbrojtës, p.sh. llamarinat mbrojtëse dhe / ose
mekanizmi i kapjes së barit.
k) Startojeni ose aktivizojeni me kujdes çelësin e ndezje, në përputhje me udhëzi-
met e prodhuesit. Kushtoni vëmendje distancës së mjaftueshme të këmbëve
kundrejt thikës(ave) prerëse.
l) Gjatë startit ose ndezjes së motorit nuk lejohet që korrësja e barit të jetë
e anuar, përveç rastit kur korrësja e barit duhet të ngrihet gjatë procesit.
Në këtë rast anojeni atë deri në atë deri aty ku është e nevojshme dhe ngrini
lartë vetëm anën e drejtuar nga përdoruesi.
m) Mos e startoni motorin nëse keni qëndruar para kanalit të nxjerrjes.
n) Mos i fusni asnjëherë duart ose këmbët pranë ose poshtë pjesëve që
rrotullohen. Qëndroni gjithmonë larg vrimës së nxjerrjes.
o) Mos e ngrini ose mos e mbani kurrë në krah një korrëse bari me motor të
ndezur.
p
) Fikeni motorin dhe hiqni çelësin e ndezjes. Sigurohuni që të gjitha pjesët
2
e lëvizshme kanë ndaluar plotësisht:
– gjithmonë kur largoheni nga korrësja e barit;
– para se të zhbllokoni bllokimet ose zënien e kanalit të nxjerrjes;
– para se ta kontrolloni, pastroni korrësen e barit ose të kryeni punime në të;
– nëse u godit një trup i huaj. Kërkoni për dëmtime te korrësja e barit dhe
kryeni riparimin e domosdoshëm para se ta startoni përsëri atë dhe të
punoni me korrësen e barit.
Nëse korrësja e barit fillon që të dridhet me forcë, është e domosdoshme që
të bëhet një kontroll i menjëhershëm:
– kërkoni për dëmtime;
– realizoni riparimet e nevojshme të pjesëve të dëmtuara;
– kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë shtrënguar.
Mirëmbajtja dhe magazinimi
a) Kujdesuni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë të shtrënguara dhe që
pajisja të jetë në një gjendje të sigurt pune.
b) Kontrolloni rregullisht mekanizmin e kapjes së barit për konsum ose humbje të
aftësisë së funksionimit.
c) Për arsye sigurie zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara.
d) Kushtoni vëmendje faktit që te makineritë me disa thika prerëse lëvizja e një
thike prerëse mund të shkaktojë rrotullimin e thikave të tjera.
e) Kushtoni vëmendje gjatë konfigurimit të makinerisë që të mos ju ngecin gishtat
ndërmjet thikave të lëvizshme të prerjes dhe pjesëve që nuk lëvizin të makine-
risë.
f) Lëreni motorin të ftohet para se ta dërgoni makinerinë në vendin ku e ruani.
g) Kushtoni vëmendje faktit gjatë mirëmbajtjes së thikave prerëse që edhe
atëherë kur burimi i ushqimit është i fikur, thikat prerëse mund të lëvizin.
h) Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinal.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
RREZIK! Rrezik zjarri!
Bateria që duhet karikuar, gjatë karkikimit duhet të gjendet mbi një sipër-
faqe jo të djegshme, të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe jo përçuese.
Mbani objektet gërryese, të ndezshme dhe lehtësisht të djegshme larg
nga karikuesi dhe bateria.
Karikuesi dhe bateria nuk duhet të jenë të mbuluar gjatë procesit të
karikimit.
Shkëputeni menjëherë karkikuesin nga furnizimi me energji elektrike në rast
formimi tymi ose zjarri.
Përdorni për karikimin e baterisë vetëm karikues origjinal GARDENA. Përdorimi
i karikuesve të tjerë mund të shkaktojë dëme të pariparueshme tek bateritë ose
madje edhe zjarr.
Për produktin e baterisë GARDENA përdorni vetëm bateri origjinale GARDENA.
Mos karikoni bateri të huaja. Ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi!
Në rast zjarri: Shuani flakët me materiale shuarje që reduktojnë oksigjenin.
RREZIK! Rrezik shpërthimi!
Mbroni bateritë nga nxehtësia dhe zjarri. Mos i vendosni bateritë mbi
radiatorë ngrohje dhe mos i ekspozoni ato për një kohë të gjatë kundrejt
rrezeve të forta të diellit.
Mos i përdorni ato në atmosfera shpërthyese, p. sh. në afërsi të lëngjeve
të ndezshme, të gazeve ose të grumbullimeve të pluhurave. Gjatë përdo-
rimit të baterive mund të shkaktohet formim i shkëndijave, nëpërmjet të
cilave mund të ndizen pluhuri ose avujt.
Kontrolloni baterinë rezervë para çdo përdorimi. Realizoni një kontroll vizual para
çdo përdorimi. Një bateri që nuk funksionon duhet të hidhet në përputhje me
rregullat. Mos e dërgoni me postë atë. Informacione të tjera do të merrni tek
ndërmarrjet vendore të trajtimit të mbetjeve.
Mos e përdorni baterinë si burim energjie për produkte të tjera. Ekziston rreziku
i plagosjes. Përdoreni baterinë vetëm produkte të parashikuara GARDENA.
Karikojeni dhe përdoreni baterinë vetëm në temperaturë ambienti ndërmjet 0 °C
dhe 40 °C. Lëreni baterinë të ftohet pas një përdorimi të gjatë.
Kontrolloni rregullisht kabullin e karikimit për shenja dëmtimesh dhe plakje (krisje).
Përdoreni kabullin vetëm në gjendje optimale.
112
Mos e ruani dhe transportoni baterinë në asnjë mënyrë në temperatura mbi 45 °C
ose në ekspozim të drejtpërdrejtë kundrejt diellit. Në mënyrë ideale duhet që
bateria të ruhet në temperatura nën 25 °C për të mbajtur të ulët vetëshkarkimin.
Mos e ekspozoni baterinë as kundrejt shiut dhe as kundrejt lagështirës. Nëse
depërton uji në bateri, rritet rreziku i goditjes elektrike.
Mbajeni të pastër baterinë, sidomos hapësirat e ajrimit.
Nëse bateria nuk përdoret për një kohë të gjatë (dimër), karikojeni baterinë
plotësisht për të penguar një shkarkim të thellë.
Mos e ruani baterinë në një produkt, për të mënjanuar keqpërdorimin dhe
aksidentet.
Mos e ruani baterinë në ambiente në të cilat ekzistojnë shkarkime elektrike.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Mos e përdorni produktin në ambient të lagësht.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Mos e zbërtheni produktin përtej gjendjes në të cilën ju është lëvruar.
Mbani doreza, këpucë kundër rrëshqitjes dhe mbrojtëse shikimi.
Startojeni korrësen e barit vetëm me dorezën e montuar vertikalisht.
Mënjanoni mbingarkesën e korrëses së barit.
Mos punoni me produktin nëse jeni i lodhur ose i sëmurë ose nëse jeni nën
efektin e alkoolit, drogave ose të barnave.
2. MONTIMI
RREZIK! Plagosje!
Ekziston rreziku i plagosjeve me prerje në rast se korrësja
ndizet në mënyrë të pakontrolluar.
v Prisni derisa thika të ketë pushuar lëvizjen, hiqni çelësin
e sigurisë dhe vishni doreza përpara se të montoni korrësen.
Montimi i dorezës [ Fig A1 ]:
1. Shtyjeni dorezën
1
në foletë e dorezë
1
Sigurohuni që doreza
të jetë futur plotësisht dhe që vrimat në
dorezë të jenë orientuar tek vrimat në foletë e dorezës.
3
2. Futini të dyja vidat
në vrimat e foleve të dorezës.
3
3. Shtrëngojini të dyja vidat
me një kaçavidë.
Sigurohuni që vidat
3
të jenë shtrënguar plotësisht.
Fiksimi i kabullit në dorezë [ Fig A2 / A3 ]:
4
1. Fiksojeni kabullin
me kapëset
Sigurohuni që kabulli të mos ketë ngecur ndërmjet dorezës dhe
korrëses.
M
2. Rrotullojeni fiksuesin
në drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa të dëgjohet mbërthimi i shufrës.
Montimi i koshit të grumbullimit të barit [ Fig A4 ]:
6
1. Bashkojini të dyja pjesët
e koshit të grumbullimit të barit deri
sa të dëgjohet bashkimi.
Sigurohuni që të gjitha bashkimet të jenë fiksuar.
2. Vendoseni kapakun
7
mbi koshin e grumbullimit të barit.
Sigurohuni që kapaku të jetë orientuar kundrejt koshit të grumbullimit
të barit.
7
3. Shtypeni kapakun
mbi koshin e grumbullimit të barit deri së të
dëgjohet bashkimi.
Sigurohuni që të gjitha bashkimet të jenë fiksuar.
3. PËRDORIMI
RREZIK! Plagosje!
Ekziston rreziku i plagosjeve me prerje në rast se korrësja
ndizet në mënyrë të pakontrolluar.
2
.
5
në dorezë.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

5038