Udhëzime të përgjithshme të sigurisë
për përdorimin e aleteve elektronike
PARALAJMËRIM! Të lexohen të
gjithë udhëzimet e sigurisë si dhe
udhëzimet e tjera.
Po qe se nuk zbatohen paralajmërimet
dhe udhëzimet me sa vijon, ekziston
rreziku për goditje elektrike, rreziku për
zjarr dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë
si dhe udhëzimet e tjera që kanë të bëjnë me
përdorimin e aletit.
Fjala "vegël / alet elektronik" që qarkullon në udhë-
zimet e sigurisë ka të bëjë me atë se aletet elektro-
nike funksionojnë duke thithur energjinë elektrike
(me kabllo) ose duke thithur energjinë nga bateritë
gjegjsisht akumulatorët (pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër
dhe të ndriçuar mirë të punës.
Në hapësira të parregullta ose jo të ndriçuara
mirë ekziston rrezik i shtuar për aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona
ku ka rrezik shpërthimi, si për shembull në
afërsi të lëngjëve të djegshme, të gazrave
dhe të pluhurit të djegshëm. Aletet elektro-
nike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të mund të
ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle,
të mbahen në distancë, teksa jeni duke
përdorur një alet elektronik.
Humbja e vëmendjes mund të çojë në humbje
kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet
prizës e cila do të përdoret. Mos ndër-
merrni kurrfarë modifikimesh tek spina.
Mos përdorni spina adapterë për alete
elektronike të tokëzuara.
Spinat origjinale si dhe prizat e përshtatshme
minimizojnë rrezikun e një goditje elektrike.
b) Të mënjanohet kontakti fizik me sipërfaqe
të tokëzuara, si për shembull gypa, kalori-
ferë, soba dhe frigoriferë.
Po qe se e keni të tokëzuar trupin tuaj,
rritet rreziku për goditje elektrike.
c) Aletet elektronike nuk bën t´i nënshtrohet
as shiut e as lagështirës.
Uji, që futet në aletet elektronike, shton rrezikun
për goditje elektrike.
d) Të keni kujdes me spinën e kurrentit. Mos
e përdorni kabllon për të transportuar ale-
tin elektronik ose për të tërhequr atë, ose
për të tërhequr spinën. Mbajeni kabllon në
distancë nga nxehtësia, nga vaji, nga qos-
het e mprehta dhe nga pjesët e lëvizshme.
Kabllot e dëmtuara apo të ngatërruara shkak-
tojnë rrezik të shtuar për goditje elektrike.
e) Përdorni një kabllo zgjatimi të përshtatsh-
me, nëse keni për të punuar me aletin
elektronik jashtë, në hapësirë.
Duke për dorur një kabllo zgjatimi të përshtatsh-
me për punën jashtë në natyrë, ju zvogëloni rre-
zikun për goditje elektrike.
f) Në qoftë se përdorimi i një aleti elektronik
në hapësira me lagështirë është i pash-
mangshëm, aleti në fjalë duhet të jetë i
mbrojtur nga një çelës FI.
Duke përdorur një çelës FI, ju zvogëloni rrezikun
për goditje elektrike.
3) Siguria personale
a) Duhet të jeni vigjilent, gjithmonë të keni
parasysh se çfarë jeni duke bërë, dhe
shfrytëzoni gjithnjë mendjen e shëndoshë
të njeriut, teksa përdorni një alet elektro-
nik. Mos punoni me alete elektronike, nëse
jeni i lodhur ose në qoftë se jeni nën ndikim
të drogave, të alkoolit apo të ilaçeve.
Vetëm një moment i shkurtër i pakujdesisë gjatë
punës me alete elektronike, mund të shkaktojë
lëndime të rënda.
b) Duhet të mbani pajisje personale mbrojtëse.
Gjithmonë të mbani syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajisjes përkatëse të sigurisë, si për
shembull maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, helmeta e sigurisë
ose tapat mbrojtëse për veshët, çon në zvogli-
min e rrezikut për lëndime.
c) Mundohuni që të parandaloni vënien pa
dashje në funksion. Sigurohuni që aleti të
jetë i fikur në momen tin kur e lidhni atë me
kurrentin dhe / ose kur e lidhni atë me bate-
rinë, si dhe kur e ngrisni atë lartë dhe kur
e transportoni.
Transporti i veglës së punës, duke mbajtur
gishtin tek leva, si dhe lidhja e aleteve elektronike
të ndezura gjegjsisht të gatshëm për punë, në
prizën e kurrentit, mund të çojë në aksidente.
d) Para se të ndezni aletin elektronik, hiqni të
gjithë çelësat rregullues si dhe çelësat e
tjera.
Çelësat e vendosura në një pjesë rrotulluese të
aletit elektronik mund të shkaktojnë lëndime.
e) Mos u stërmundohuni. Gjithmonë të keni
parasysh që të qëndroni në një pozitë
të qëndrueshme, duke mbajtur gjithnjë
baraspeshën.
203