SKIL MASTERS 2422 Manual Original página 112

Ocultar thumbs Ver también para 2422:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 35
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
ose shtrënguesi mund të bien në kontakt me tela të
fshehur ose me kordonin e tij (kontakti i aksesorit të
prerjes dhe shtrënguesve me një tel elektrik mund të bëjë
që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të
përcjellin energjinë dhe mund të shkaktojnë goditjen
elektrike të operatorit)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Sigurohuni që çelësi B 2 të jetë në pozicionin e mesit
(bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose të
ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose
magazinoni veglën
NDËRRImI I BAtERIVE
• Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 40°C apo të bjerë nën 0°C
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
SHPJEGImI I SImBOLEVE NË kARIkUES/BAtERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
7 Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORImI
• Karikimi i baterisë 8
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë (drita jeshile G
do të ndizet duke treguar se vegla po merr energji)
- futni baterinë në karikues
- drita e kuqe G do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet
- pas afërsisht 1 ore, bateria është plotësisht e ngarkuar
dhe drita e kuqe H qëndron e ndezur pasi pulson, në
këtë moment ngarkuesi kalon automatikisht në
ngarkimin për mirëmbajtje
- nëse drita e kuqe H fillon të pulsojë me shpejtësi, kjo
tregon se bateria duhet të pastrohet dhe të ndërrohet
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
• Ndezje/Fikje 9
• Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë 0
• Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit !
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
• Ndërrimi i puntove @
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
! përdorni vetëm punto të mprehta
• Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) #
- kufizon shumën e forcës rrotulluese rezultative që
tranmetohet nga mandrina (19 përcaktime të
mandrinës)
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
112

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido