Para Përdorimit - SKIL MASTERS F0153900 Serie Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 33
• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Mos përdorni një aksesor të dëmtuar; para çdo
përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese
për krisje ose ciflosje; pasi të kontrolloni dhe të
montoni një aksesor, qëndroni dhe vendosni
personat e tjerë larg nga plani i aksesorit rrotullues
dhe përdoreni veglën e punës me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë (aksesorët e
dëmtuar normalisht do të thyhen gjatë kësaj kohe prove)
• Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në
veglën e punës (aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të
fluturojnë)
• Mos mprihni kurrë në buzët e një rrote smerili
(mprehja në buzë mund të shkaktojë thyerjen e rrotës
dhe shkëputjen fluturimthi)
• Përdorni vetëm rrota smerili me diametër minimal dhe
maksimal prej 200 mm
• Zëvendësojeni diskun e smerilit në rast se është
konsumuar deri në Ø 150 mm
• Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Montoni gjithmonë mbrojtësen kundër shkëndijave A 2
dhe mbështetësen për veglat C 2; mos e përdorni kurrë
pajisjen pa to
• Para përdorimit, kontrolloni që disqet e smerilit të jenë pa
dëmtime, të montuar si duhet dhe që mund të rrotullohen
lirisht
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
GJATË PËRDORIMIT
• Mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze sigurie
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Çdo person që hyn në zonën e punës duhet të
veshë pajisje personale mbrojtëse (copëzat e
materialit të punës ose nga një aksesor i thyer mund të
fluturojnë dhe të shkaktojnë lëndime jashtë zonës së
ngushtë të punës)
• Kur mprihni metale do të krijohen shkëndija; mbajini
personat e tjerë dhe materialet e djegshme larg nga zonë
e punës
• Mbajini duart larg nga disqet e smerilit gjatë rrotullimit
• Mos e frenoni diskun e smerilit duke ushtruar trysni
anash
• Lëreni veglën që të ftohet pas një përdorimi 30 minuta në
vazhdim (S₂ 30 min.)
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
• Gjatë transportit ngrini ose shtrëngoni pajisjen me të dy
duart duke mbajtur mbrojtëse G 2
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mbani syze mbrojtëse
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Montimi i mbrojtëses kundër shkëndijave 7
- lironi vidhën B1 (mos e hiqni)
! kontrolloni rregullisht distancën mes mbrojtëses
kundër shkëndijave A dhe diskut të smerilit
(maks. 2 mm) dhe rregullojeni përsëri nëse duhet
- zëvendësoni diskun e smerilit nëse është konsumuar
aq shumë sa mbrojtësja kundër shkëndijave A nuk
mund të vendoset në distancën maksimale prej 2 mm
• Montimi i mbështetëses së veglave 8
! kontrolloni rregullisht distancën mes
mbështetëses së veglave C dhe diskut të smerilit
(maks. 2 mm) dhe rregullojeni përsëri nëse duhet
• Montimi i pajisjes në sipërfaqen e punës 9
! për manovrim të sigurt, montojeni pajisjen
gjithmonë mbi një sipërfaqe pune të rrafshët dhe
të qëndrueshme (p.sh. bango pune)
- përdorni 4 vrimat e montimit D për vendosjen e
pajisjes me vidha të përshtatshme mbi sipërfaqen e
punës
- mund ta kapni po ashtu pajisjen në sipërfaqen e punës
me kllapa vidhash që gjenden në treg
! hiqni 4 mbështetëset prej gome E para se ta
montoni veglën në sipërfaqen e punës
• Ndezje/Fikje
Ndizni/fikni pajisjen duke shtyrë çelësin F 2 në
pozicionin "I"/"O"
• Para se ta përdorni veglën për herë të parë
- kryeni një test tingulli mbi diskun e smerilit (në gjendje
perfekte, disku ka një tingull të qartë kur e godisni
lehtë)
- provojeni duke e vënë në punë veglën për të paktën 5
minuta pa ngarkesë (qëndroni jashtë zonës së
rrezikut)
• Funksionimi i veglës 0
- uleni mbrojtësen kundër shkëndijave A sa më shumë
të jetë e mundur
- ndizni pajisjen
- uleni materialin e punës rrafsh me mbështetësen e
veglave C
- lëvizeni materialin e punës lehtë nga e majta në të
djathtë dhe prapa (për rezultate optimale gjatë
smerilimit si dhe për një konsumim uniform të diskut të
smerilit)
- ftojeni materialin e punës në ujë herë pas here
- fikni pajisjen
96

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

3900

Tabla de contenido