SKIL MASTERS 7520 Manual Original página 154

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 48
g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR SMERILUESET E GIPSIT
1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA
VEPRIMET
a) Kjo vegël pune është e projektuar që të funksionojë
si smeriluese. Lexoni të gjitha paralajmërimet e
sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat e
paraqitura në këtë vegël pune. Mosrespektimi i të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të
rënda.
b) Kjo vegël pune nuk rekomandohet për mprehje,
fërkim të telave, pastrim ose veprime prerëse.
Veprimet për të cilat kjo vegël nuk është e projektuar,
mund të shkaktojnë rreziqe dhe dëmtime personale.
c) Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar
dhe të rekomanduar posaçërisht nga prodhuesi i
pajisjes. Thjesht fakti që një aksesor mund të lidhet me
veglën tuaj nuk garanton një përdorim të sigurt.
d) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të
paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale të
shënuar në vegël. Aksesorët që punojnë më shpejt se
shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen dhe të
fluturojnë.
e) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit duhet
të jenë brenda vlerësimit të kapacitetit të veglës së
punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund të
kontrollohen dhe të ruhen si duhet.
f) Montimi me filetim i aksesorëve duhet të për-
puthet me filetimin e boshtit të pajisjes mprehëse.
Për aksesorët që montohen me fllanxha, vrima e
boshtit kryesor të aksesorit duhet të përputhet me
diametrin e vendosjes së fllanxhës. Aksesorët që
nuk përputhen me mekanizmin e montimit të veglës së
punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen më shumë
se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.
g) Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo
përdorimi kontrolloni aksesorin, si rrotat gërryese,
për krisje ose çarje, panelet mbështetëse për
krisje, gërvishtje ose konsumim të madh, furçat e
telit për tela të liruar ose të këputur. Nëse vegla e
punës ose aksesori bie poshtë, kontrollojeni për
dëmtime ose montoni një aksesor të padëmtuar.
Pas kontrollit dhe montimit të një aksesori,
qëndroni dhe vendosni të tjerët larg nga plani i
aksesorit rrotullues dhe përdoreni veglën e punës
me shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një
minutë. Aksesorët e dëmtuar normalisht do të prishen
gjatë kësaj kohe testimi.
h) Mbani pajisje mbrojtëse personale ⑤. Në varësi të
punës, përdorni maskë mbrojtëse, syze mbrojtëse
dhe syze të sigurisë. Sipas nevojës, mbani maskë
për pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe
përparëse pune të përshtatshme për të ndaluar
copëzat e vogla të materialit ose të gërryesjes.
Mbojtja e syze duhet të jetë e aftë që të ndalojë copëzat
që fluturojnë nga veprimet e ndryshme të punës.
Maska e pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë që të
filtrojnë grimcat e krijuara nga puna. Ekspozimi i gjatë
ndaj zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë
humbje të dëgjimit.
i)
Mbajini vizitorët në një distancë të sigurt në largësi
nga zona e punës. Çdo person që hyn në zonën e
punës duhet të mbajë pajisje mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit ose të aksesorëve të thyer mund
të fluturojnë dhe të shkaktojnë dëmtime përtej zonës së
drejtpërdrejtë të punës.
j)
Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të
kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes
mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose
kordonin e saj.Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel
elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të
veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të
shkaktojnë goditjen e operatorit.
k) Vendoseni kordonin larg nga aksesori rrotullues.
Nëse humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të
ngatërrohet dhe dora ose krahu mund të tërhiqet drejt
aksesorit rrotullues.
l)
Mos e ulni kurrë veglën e punës deri sa aksesori të
ndalojë plotësisht. Aksesori rrotullues mund të kapë
në sipërfaqe dhe ta nxjerrë veglën e punës nga kontrolli.
m) Mos e përdoni veglën e punës kur e mbani në anë.
Kontakti aksidental me aksesorin rrotullues mund të
kapë veshjet tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit
tuaj.
n) Pastroni rregullisht fletët e ajrimit të veglës së
punës. Ventilatori i motorit do të tërheqë pluhurat në
njësi dhe grumbullimi i madh i metaleve në formë pluhuri
mund të shkaktojë rrezik elektrik.
o) Mos e përdorni veglën e punës në afërsi të
materialeve të djegshme. Shkëndijat mund t'i ndezin
këto materiale.
p) Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të
lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose aksidente
elektrike.
2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET
PËRKATËSE
Goditja e kthimit është një reagim i papritur nga kapja
ose bllokimi i një rrote rrotulluese, paneli mbështetës,
furçe ose aksesori tjetër. Kapja ose bllokimi shkakton një
ndalim të shpejtë të aksesorit rrotullues që si rrjedhim
bën që vegla e punës jashtë kontrollit të detyrohet të
lëvizë në drejtim të kundërt me rrotullimin e aksesorit në
pikën e bllokimit.
Për shembull, nëse një rrotë gërryese është ngatërruar
ose kapur nga materiali, ana e rrotës që futet në pikën
e shtrëngimit mund të futet në sipërfaqen e materialit
duke bërë që rrota të dalë ose të kërcejë. Rrota mund
të kërcejë drejt ose larg nga përdoruesi, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së rrotës në pikën e bllokimit. Në këto
kushte rrotat gërryese mund edhe të thyhen.
Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme
të funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë
masat paraprake të duhura si më poshtë.
154

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

F0157520

Tabla de contenido