MANUALI I PËRDORUESIT
12
MIRËMBAJTJA
Pastrojeni produktin rregullisht për të ruajtur
performancën optimale dhe për të parandaluar
thyerjen e mundshme.
KUJDES
!
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen, fikni
energjinë dhe hiqni kordonin elektrik nga
priza; në të kundërt mund të shkaktohet
goditje elektrike.
• Mos përdorni asnjëherë ujë më të nxehtë
se 40°C kur pastroni filtrat. Mund të
shkaktohet deformim ose çngjyrosje.
• Mos përdorni asnjëherë materiale të
ndezshme kur pastroni filtrat. Ata mund të
dëmtojnë sipërfaqen e produktit.
Këshilla për funksionimin!
• Mos e ftohni shumë dhomën.
Nuk është mirë për shëndetin dhe kon-
sumon energji.
• Mbaji grilat dhe perdet të mbyllura.Mos
lejoni që drita e diellit të hyjë në dhomë kur
kondicioneri është në funksionim.
• Mbajeni temperaturën e dhomës të njëtrajtshme.
Rregulloni drejtimin vertikal dhe horizontal të
qarkullimit të ajrit për të siguruar temper-
aturë të njëtrajtshme në dhomë.
• Sigurohuni që dyert dhe dritaret janë të
mbyllura mirë.
Shmangni hapjen e dyerve dhe të dritareve
sa më shumë të jetë e mundur për të ruajtur
ajrin e ftohtë në dhomë.
• Pastroni rregullisht filtrin e ajrit.
Bllokimet në filtrin e ajrit reduktojnë shpe-
jtësinë e qarkullimit të ajrit dhe ulin efektet
ftohëse dhe ajrosëse. Pastrojeni të paktën
një herë në dy javë.
• Ajroseni dhomës herë pas here.
Duke qenë se dritaret janë mbajtur të mbyl-
lura, është ide e mirë të hapen dhe të
ajroset dhoma herë pas here.
Kur kondicioneri nuk do të...
Kur kondicioneri nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë.
1
Përdoreni kondicionerin në cilësimet e më-
poshtme për 2 deri në 3 orë.
• Llojet e funksionimit: Modaliteti Fan oper-
ation (funksionimi i ventilatorit). (Refero-
juni faqes "Modaliteti i ventilatorit")
• Mekanizmat e brendshëm do të thahen.
2
Fikni automatin.
KUJDES
!
Fikni automatin kur kondicioneri nuk do
të përdoret për një kohë të gjatë. Mund
të grumbullohet pluhur dhe mund të
shkaktohet zjarr.
3
Hiqni bateritë nga telekomanda.
Informacion i dobishëm
Nëse filtrat e ajrit bllokohen me pluhur, ka-
paciteti ftohës do të bjerë dhe 6% e elek-
tricitetit të përdorur për funksionimin e
kondicionerit do të humbasë.
Kur kondicioneri do të përdoret sër-
ish.
1
Pastroni filtrin e ajrit dhe montojeni në njës-
inë e brendshme.
(Referojuni faqes "Mirëmbajtja dhe shër-
bimi")
2
Kontrolloni që vrimat e futjes dhe daljes së
ajrit të njësisë së brendshme/jashtme nuk
janë të bllokuara.
3
Kontrolloni që tokëzimi është lidhur siç
duhet. Ai mund të lidhet me anën e njësisë
së brendshme.