Skil F0150750 Serie Manual Original página 143

Tabla de contenido

Publicidad

prerjes që bien në kontakt me një tel elektrik mund të
bëjnë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të
transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen
elektrike të përdoruesit)
• Mbani të gjitha pjesët e trupit larg nga thikat
prerëse, mos hiqni materialin e prerë ose materialin
e mbajtur për prerje kur thikat janë në lëvizje, dhe
sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur pastroni
materialet e bllokuara (një moment mungese vëmendje
gjatë përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë dëmtime të
rënda personale)
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga zona e prerjes
(gjatë përdorimit kordoni mund të fshihet në shkurre dhe
mund të pritet aksidentalisht nga thikat)
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
• Në rast defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë
pajisjen ose hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë
PAS PËRDORIMIT
• Mbajeni veglën nga doreza me thikat prerëse të
ndaluara dhe, kur e transportoni ose e magazinoni
veglën, montoni gjithmonë kapakun e thikës
(manovrimi i duhur i veglës do të zvogëlojë mundësinë e
dëmtimeve personale nga thikat prerëse)
NdËrrIMI I BATerIVe
• Ky karikues mund të përdoret
nga fëmijët e moshës 8 vjeç e
sipër dhe nga personat që
kanë kufizime fizike, ndijore
ose mendore ose mungesë
eksperience ose njohurish
nëse një person përgjegjës
për sigurinë e tyre i monitoron
ose i ka udhëzuar për
përdorimin në mënyrë të sigurt
të karikuesit dhe ata i kanë
kuptuar rreziqet përkatëse (në
rast të kundërt, ekziston rreziku i
gabimeve dhe i dëmtimeve gjatë
përdorimit)
• Monitoroni fëmijët (kjo do të
garantojë që fëmijët të mos luajnë
me karikuesin)
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi për karikuesin e
baterisë nuk duhet të kryhet
nga fëmijët të pamonitoruar
• Përdorni vetëm karikuesin 2610395914 nga SKIL dhe
baterinë/bateritë 2610Z00533 nga SKIL për këtë vegel
• Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
• Mos i prekni kontaktet në karikues
• Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
• Kur karikoni baterinë, vendosni karikuesin në një
sipërfaqe të rrafshët jo të djegshme, dhe larg materialeve
të djegshme
• Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
• Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
• Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
• Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
• Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 0...+45°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/KARIKUES/
BATerI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
5 Paralajmërim! Pas fikjes së pajisjes, thika vazhdon të
lëvizë për disa sekonda
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme
8 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
9 Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve
(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e
transformatorit)
0 Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa
termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)
! Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të
shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me
karikuesin e përfshirë)
@ Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
materialet e mbeturinave familjare
# Teknologjia NiMH siguron më shumë energji në një
mënyrë me më pak ndotje për mjedisin
PËRDORIMI
• Karikimi i baterisë $
- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e
karikuar
! hiqeni baterinë A nga karikuesi B pasi të
përfundojë periudha e karikimit duke zgjatur
kështu jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- pas 3 orësh, karikimi do të përfundojë dhe bateria
mund të përdoret, edhe nëse drita e kuqe mund të
jetë ende e ndezur (drita e kuqe mund të kërkojë më
shumë se 3 orë për t'u fikur)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
143

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0750

Tabla de contenido