Skil F0150750 Serie Manual Original página 144

Tabla de contenido

Publicidad

- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
! një bateri që është e re ose nuk është përdorur
për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon
kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh
karikimi/shkarikimi
- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa
minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të
kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes %
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë C
2 dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit D 2
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit D
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të lëvizë për
disa sekonda
• Ndërrimi i thikave ^
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
! mbani doreza mbrojtëse
- kthejeni veglën përmbys
- butoni i lëshimit me shtypje E
- rrëshqisni kapakun mbrojtës F në të njëjtin drejtim me
shigjetën e printuar në kapak dhe ngrijeni nga
mbajtësja
! kini kujdes kur të ngrini kapakun mbrojtës;
sidomos thika e krasitjes së shkurreve mund të
bjerë papritur
- hiqeni thikën G ose H dhe montoni thikën e duhur si
në ilustrim
- vendosni përsëri kapakun mbrojtës F dhe rrëshqiteni
drejt thikës deri sa të zërë vend
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri &
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni dorën tjetër larg nga thikat e prerjes
• Prerja e shkurreve *
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe
më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë
pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të
prerë degët më të trasha
- thika e krasitjes së shkurreve H si dhe thika e krasitjes
së barit G mund të përdoren për krasitjen e gardheve
• Krasitja e barit dhe e shkurreve (
- kur prisni barëra të gjatë, punoni me faza nga sipër
dhe kryeni prerje të vogla
- për rezultate optimale në prerje, prisni vetëm barëra të
thatë
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
thikat prerëse nga konsumi i tepërt
- thika e krasitjes së barit G mund të përdoret gjithashtu
për krasitjen e shkurreve
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në
lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
• Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa
Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe
në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë
çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIrËMBAJTJA / sHËrBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
! hiqeni gjithmonë baterinë para pastrimit
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes J 2 rregullisht me një furçë
ose me ajër të ngjeshur
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe
lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni
thikat prerëse
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe
shtrëngimin e bulonave të veglës
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose
të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Mprehja e thikave prerëse
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- hiqni thika prerëse para mprehjes
- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të
butë, në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga
një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
• Magazinimi )
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit K me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni mbrojtëset e thikës L 2 kur të magazinoni
pajisjen
- lubrifikoni thikat e prerjes para se ta magazinoni
pajisjen
• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit të
treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit, riparimi
duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin pas shitjes
për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
144

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0750

Tabla de contenido