Zgjidhja E Problemeve - Skil F0150750 Serie Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,
shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse
këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,
kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të
shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni baterinë para se të
shqyrtoni problemin
★ Vegla punon me ndërprerje
- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me
shitësin/pikën e shërbimit
★ Motori punon por thikat qëndrojnë të palëvizura
- defekt i brendshëm -> kontaktoni me shitësin/pikën e
shërbimit
★ Thikat prerëse të nxehta
- thikat prerëse të topitura -> mprehni thikat
- thikat prerëse kanë dhëmbëzime -> kontrolloni thikat
- shumë fërkim për shkak të mungesës së lubrifikantit ->
lubrifikoni thikat
MJedIsI
• Mos i hidhni veglat elektrike, bateritë, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli @ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
• Bateria me nikel-metalhidrid duhet të mbahet e ndarë
nga mjedisi natyral dhe nuk duhet të hidhet si mbetje
normale familjare (simboli @ do t'ju kujtojë për këtë gjë
kur të lindë nevoja për ta hedhur)
! para hedhjes mbroni terminalet e baterisë me
ngjitës të fortë për të parandaluar qarkun e
shkurtër
- hidhini bateritë në një pikë zyrtare të grumbullimit për
bateritë
! bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
ZHUrMA / VIBrIMI
• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 58 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 78 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi <2,5 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria
K = 1,5 m/s²)
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
145

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0750

Tabla de contenido