Sq - Oxhak Thithës - Gorenje S3 IHGC963ORAB Manual Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
SQ - OXHAK THITHËS
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi,
dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar
vetëm për përdorim shtëpiak.
Oxhaku mund të ketë pamje të ndryshme nga ajo e paraqitur në skemat e këtij libërthi , gjithësesi udhëzimet për
përdorimin, mirëmbajtjen dhe instalimin janë të njëjtat.
!
Është e rëndesishme të ruani këtë manual në mënyrë që të keni mundësi të konsultoheni me të në çdo mo-
ment në rast paqartësie. Në rast shitjeje, dhurimi, ose shpërnguljeje sigurohuni që të shoqërojë produktin.
!
Lexoni me kujdes udhëzimet. Ka informacione të rëndësishme.
!
Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike mbi produktin ose kabullin e shkarkimit.
!
Para se te fillohet montimi aparatit duhet te verifikohet se te gjithe pjeset nuk jane te demtuara. Ne rast te
kundert kontaktoni shitesin dhe mos filloni ta montoni.
Shënim: Detajet e shënuara me simbolin "{*}" janë aksesorë të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose
detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.
VËREJTJE
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose
duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo
mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose
të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri përgjegjshëm për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse
rrjeti filtrave nuk është montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara po-
saçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të
ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi
apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër. Sku-
qjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. Kur
suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.
Për sa përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me për-
pikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar
rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik
zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e
dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi rregullave të përsh-
kruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 2012/19/CE për pajisjet elektrike dhe
elektronike (waste electrical and electronic equipment- WEEE).
Duke kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të dëm-
tojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.
Shenja e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si
mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat vendore në fuqi për
eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni
me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Aparat projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:
Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.
Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1;
EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.
EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
SQ 86

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

S3 ihgc963oraw

Tabla de contenido