8.2
Rregulloni gjuhën
▶
Nëse dëshironi të ndryshoni rregullimin aktual, atëherë
shtypni butonin e menusë.
▶
Rrotulloni butonin rrotullues, derisa në ekran të shfaqet
rregullimi i gjuhës.
▶
Shtypni butonin rrotullues.
▶
Zgjidhni gjuhën që dëshironi me ndihmën e butonit
rrotullues.
▶
Konfirmojeni me shtypjen e butonit rrotullues.
▶
Shtypni butonin e menusë, për të hyrë në treguesin
fillestar.
8.3
Optimalizoni konsumin e energjisë së pajisjes
Përgatitja e ujit të ngrohtë mund të kryhet përmes një
ngrohjeje shtesë nga një këmbyes nxehtësie i integruar.
1
Dalja 14-15
Kujdes!
Rrezik i prishjeje e pllakës përçuese!
Nëse lidhni një tension prej 230 V në
kontaktin e bojlerit, ekziston rreziku që të
dëmtohet pllaka përçuese.
▶
Mateni përpara se të lidhni tensionin.
▶
Çmontoni kapuçin mbulues. (→ Faqe 441)
▶
Hiqni mbulesën e zezë mbrojtëse të pllakës përçuese.
▶
Lidheni kontaktin pa korrent me një kabëll me 2 fije me
diametër 1,5 mm² midis daljes 14-15 te pllaka përçuese e
ngrohësit termodinamik të ujit dhe hyrjes së termostatit të
ngrohjes shtesë.
Udhëzim
Alarmi i daljes nuk është i aktivizuar. Ai do të
konvertohet në një dalje kontrolli për bojlerin.
Përdoruesi ka mundësinë të zgjedhë ngrohjen
elektrike shtesë ose bojlerin (p.sh. gjatë
regjimit të verës ose të dimrit). Si standard
është zgjedhur ngrohja elektrike shtesë.
448
8.4
Kushti: Impianti fotovoltaik i pranishëm
▶
Ph 1
N 2
▶
N 3
Ph 4
Ph 5
N 6
▶
▶
7
▶
8
9
▶
10
▶
11
N 12
Ph 13
1
14
15
▶
▶
Aktivizoni dhe rregulloni modalitetin fotovoltaik
Kur çelësi rregullues i impiantit fotovoltaik është lidhur në
spinën nr. 1 dhe nr. 2 në pllakën përçuese të produktit,
atëherë duhet të aktivizoni MODALITETI PV.
◁
Energjia elektrike e prodhuar do të regjistrohet në
formën e ujit të ngrohtë. Ju mund të vendosni dy
nivele përdorimi të impiantit fotovoltaik.
◁
PV WP = nivel i ulët i prodhimit fotovoltaik
të energjisë. Pompa e ngrohjes prodhon një
temperaturë të rritur të ujit të ngrohtë. Temperatura
e rritur e ujit të ngrohtë duhet të qëndrojë midis
temperaturës normale të ujit të ngrohtë dhe 60 °C.
–
Rregullim i fabrikës: 60 ℃
◁
PV WP+EL = nivel i lartë i prodhimit fotovoltaik të
energjisë. Pompa e ngrohjes dhe elementi ngrohës
prodhojnë një temperaturë të rritur të ujit të ngrohtë.
Temperatura e rritur e ujit të ngrohtë duhet të
qëndrojë midis temperaturës së ujit të ngrohtë të
modalitetit PV WP dhe 65 °C.
–
Rregullim i fabrikës: 65 ℃
Rrotulloni butonin rrotullues, për të vendosur modalitetin.
MENU.INSTA. MODALITETI PV.
◁
Ju mund të zgjidhni se cili funksion të ketë prioritet
më të lartë (modaliteti fotovoltaik/modaliteti Eco)
Zgjidhni JA.
Konfirmojeni zgjedhjen duke shtypur butonin rrotullues.
Shtypni butonin e menusë.
Rregulloni temperaturën e dëshiruar të ujit të ngrohtë.
Rrotulloni butonin rrotullues, për të vendosur prioritetin.
MENU.INSTA. → MODALITETI PV → PRIO.
◁
JA : sinjalet e spinës lidhëse nr. 1 dhe nr. 2 kanë
përparësi ndaj mbrojtjes nga ngrica dhe modalitetit
Eco.
◁
jo : mbrojtja nga ngrica dhe modaliteti Eco kanë
përparësi ndaj sinjaleve të spinës lidhëse nr. 1 dhe
nr. 2.
Udhëzim
Kur modaliteti fotovoltaik ka prioritet më të
lartë, uji i ngrohtë do të ngrohet edhe në kohë
jo të konfiguruara (p.sh. modaliteti i pushimeve
dhe jashtë kuadrit të programuar kohor).
Kur uji i ngrohtë duhet të ngrohet vetëm gjatë
kuadrit të lejuar kohor, atëherë vendoseni
prioritetin në jo.
Konfirmojeni zgjedhjen duke shtypur butonin rrotullues.
◁
Elementi ngrohës furnizohet me energji, për të
përdorur energjinë e impiantit fotovoltaik.
◁
Kur modaliteti i ventilatorit është aktiv (MOD.VENT.)
Opsioni 3 nuk mund të zgjidhet më.
◁
Funksioni DERD HJE nuk është i disponueshëm.
Shtypni butonin e menusë, për të hyrë në treguesin
fillestar.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 8000015885_00