Descargar Imprimir esta página

Imetec N7801 Instrucciones De Uso página 112

Ocultar thumbs Ver también para N7801:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 44
ELIMINIMI NË FUND TË JETËGJATËSISË
Paketimi i pajisjes është prodhuar nga materiale të riciklueshme. Hidheni paketimin në përputhje
me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.
Në bazë të direktivës 2012/19/BE për mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE),
simboli i kutisë së shënuar mbi pajisje ose mbi kutinë e saj tregon që produkti në fund të
jetëgjatësisë së tij duhet të asgjësohet veçmas nga mbeturinat e tjera.
Veç kësaj, përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen që do asgjësojë, pranë qendrave të grumbullimit
të diferencuar të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Si alternativë, në vend të kujdeset vetë
për asgjësimin e pajisjes. përdoruesi mund ta dorëzojë atë tek shitësi, në momentin e blerjes së
një pajisjeje të re të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i dorëzojë gjithashtu produktet elektronike me madhësi
më të vogël se 25 cm pa pagesë dhe pa detyrim blerjeje tek shitësit e produkteve elektronike që kanë
një sipërfaqe të vendit të shitjeve prej të paktën 400 m
mëtejshme te aparatit që do të riciklohet, trajtohet dhe eliminohet në respektim të ambientit, kontribuon
në shmangien e efekteve të mundshme negative për ambientin dhe mbi shëndetin dhe ripërdorimin ose
riciklimin e materialeve me të cilat përbëhet aparati.
ASISTENCA E KLIENTIT DHE GARANCIA
Pajisja ka një garanci për një periudhë dy vjeçare nga data e dorëzimit. Kjo datë merret nga data e
kuponit/faturës (kur është qartësisht e lexueshme), përveç rastit kur blerësi mund të dëshmojë se lëvrimi
është bërë në një datë të mëvonshme.
Në rastin e një produkti me të meta të pranishme në kohën e dërgimit, atëherë garantohet riparimi
falas ose zëvendësimi i pajisjes, përveç rastit kur një nga zgjidhjet e ofruara nuk është në proporcion
me tjetrën. Blerësi ka përgjegjësinë të informojë Qendrën e Autorizuar të Asistencës për defektin në
përputhje, brenda dy muajsh nga konstatimi i defektit.
SQ
Garancia nuk mbulon pjesët që mund të jenë me defekt për shkak të:
a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. produkte dhe/ose pjesë të produkteve të konsumuara dhe/ose të konsumueshme, duke përfshirë
edhe kohën e reduktuar të punës së baterive (nëse janë instaluar), për shkak të përdorimit ose
vjetërsisë,
f. mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose mosmirëmbajtje në
përdorim,
g. përdorimit të ujit ndryshe nga ç'përshkruhet në manual,
h. përdorimit të hollueseve kimikë, lëngjeve me aromë ose substancave zhgëlqerëzuese,
i. dëmtimit të pllakës, shkaktuar nga hekurosja e pëlhurave jo të përshtatshme ose me temperatura jo
të përputhshme me pëlhurën.
Lista e mësipërme është thjesht një shembull ilustrues; ajo nuk është gjithëpërfshirëse, pasi kjo garanci
në asnjë rast nuk mbulon rrethanat që nuk mund të gjurmohen si defekte në prodhim.
Përveç kësaj, kjo garanci nuk konsiderohet e vlefshme në rastet e përdorimit të gabuar të pajisjes ose
të përdorimit profesional të saj.
109
. Mbledhja e duhur e diferencuar për rindezjen e
2

Publicidad

loading