Nuk merret përsipër asnjë përgjegjësi për asnjë lëndim ose dëmtim që u shkaktohet drejtpërdrejt apo
tërthorazi njerëzve, kafshëve shtëpiake ose pronës si rezultat i mosndjekjes së të gjitha udhëzimeve
që jepen te "Broshura e udhëzimeve dhe paralajmërimeve" lidhur me instalimin, përdorimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes.
Kjo nuk vlen për veprimet e garancisë kontraktuale në lidhje me shitësin.
Asistenca
Riparimi i pajisjes duhet të kryhet pranë një qendre asistence të autorizuar. Nëse pajisja me defekt është
brenda garancisë, ajo duhet dërguar te Qendra e Asistencës së bashku me dokumentin e blerjes që
tregon datën e blerjes ose të dorëzimit.
SQ
110