Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Hapi 1: Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës
suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".
1 Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë
të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips"
nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të
gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2 Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni
dhe të kohës totale të përdorimit të kokës së furçës,
doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës për të
përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së
furçës. Ky funksion garanton pastrim dhe kujdes
optimal për dhëmbët tuaj.
3 Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së
furçës ndizet në ngjyrë portokalli, duhet ta ndërroni
kokën e furçës.
Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me
funksionin e rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës të
aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për ndërrimit të
kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i
funksioneve".
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e
mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
-
EasyStart
-
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
-
Sinjalizimi i sensorit të presionit
Shënim: Rikujtesën për ndërrimin e kokës së furçës mund
ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm kur në dorezë është
vendosur një kokë furçe inteligjente.
421
Shqip