KUJDES!
Pastroni panelin e kontrollit
me një copë të njomë. Mos
përdorni ndonjë detergjent.
Pas pastrimit, thajeni panelin
e kontrollit me një copë të
butë.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t'u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Shkrirja e dhomëzës së frigoriferit është
automatike. Uji që kondensohet rrjedh në
një enë në kompresor dhe avullon. Ena
nuk mund të hiqet.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim
bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit
të punës nuk krijohet brymë, as në muret
e brendshme as mbi ushqime.
7.5 Instalimi dhe ndërrimi i filtrit
CleanAir+
Filtri CleanAir+ është një filtër karboni
aktiv që thith aromat e këqija dhe ju lejon
të konservoni shijen dhe aromën më të
mirë për të gjitha produktet ushqimore pa
rrezikun e ndotjes së tërthortë të
aromave.
Trajtoni me kujdes filtrin e
ajrit për të shmangur
gërvishtjen e sipërfaqes së
tij.
Gjatë dorëzimit, filtri i ajrit
gjendet në një qese plastike
për të ruajtur performancën.
Instaloni filtrin e ajrit përpara se të
aktivizoni pajisjen.
1. Shpaketoni filtrin e ajrit nga qesja
plastike.
2. Hapni kapakun e plastikës dhe
vendosni sipërfaqen e palosur në
rrjetë, duke e vendosur filtrin brenda
zonës së shënuar në sipërfaqen prej
grile.
3. Mbajeni filtrin poshtë ndërsa mbyllni
kutinë plastike derisa të dëgjoni një
klik.
4. Hiqni raftin e sipërm prej xhami nga
ndarja e frigoriferit. Rrëshqisni kutinë
plastike me filtrin e ajrit në anën e
majtë të raftit prej xhami.
SHQIP
23