në frigorifer ose brenda një qeseje plastike
nën ujë të ftohtë.
Ky veprim varet nga koha në dispozicion dhe
lloji i ushqimit. Copëzat e vogla të ushqimit
mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira.
5.13 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë vasketa të posaçme për prodhimin e
kubave të akullit.
6. NDIHMË DHE KËSHILLA
6.1 Si të kursejmë energjinë
• Ngrirja: Konfigurimi i brendshëm i pajisjes
është ai që siguron përdorimin më efikas
të energjisë.
• Ftohja: Sigurohet përdorimi më efikas i
energjisë në konfigurimin me sirtarët në
pjesën e poshtme të pajisjes dhe raftet të
shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme.
Pozicioni i koshëve të dyerve nuk ndikon
në konsumin e energjisë.
• Mos e hapni shpesh derën ose mos e lini
hapur për një kohë më të gjatë sesa
nevojitet.
• Ngrirja: Sa më i ftohtë cilësimi i
temperaturës, aq më i lartë konsumi i
energjisë.
• Ftohja: Mos e vendosni temperaturën
shumë të lartë për të kursyer energji,
përveç nëse kërkohet nga karakteristikat e
ushqimit.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
caktuar të japë temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa ndërprerje duke
shkaktuar formimin e brymës ose akullit
në aparatin e avullimit. Në këtë rast,
vendoseni rregullatorin e temperaturës në
një temperaturë më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe për të kursyer
energjinë në këtë mënyrë.
• Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë. Mos
i mbuloni rrjetën ose vrimat e ventilimit.
• Sigurohuni që produktet ushqimore
brenda pajisjes të lejojnë qarkullimin e ajrit
përmes vrimave të dedikuara në fund të
pjesës së brendshme të pajisjes.
18
SHQIP
Mos përdorni vegla metalike për të hequr
vasketat nga ngrirësi.
1. Mbushini këto vasketa me ujë.
2. Vendosni vasketat e akullit në dhomën e
ngrirësit.
6.2 Këshilla për ngrirje
• Aktivizoni funksionin Extra Freeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
• Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe izolojeni
ushqimin në: letër alumini, letër ose qese
plastike, kuti hermetike me kapak.
• Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini
ushqimet në porcione të vogla.
• Rekomandohet që të gjitha ushqimeve të
ngrira t'u vendosni etiketa dhe data. Me
këtë do të mund të identifikoni ushqimet
dhe do të dini se kur duhet të përdoren
përpara se të prishen.
• Ushqimet duhet të jenë të freskëta
përpara se të ngrijnë për të ruajtur cilësinë
e mirë të ushqimit. Veçanërisht, frutat dhe
zarzavatet duhet të ngrihen pasi të
mblidhen për të ruajtur të gjitha vlerat e
tyre ushqyese.
• Mos i ngrini shishet ose kënaçet me
lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë
dyoksid karboni - ato mund të shpërthejnë
gjatë ngrirjes.
• Mos vendosni ushqim të nxehtë në
ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në
temperaturë dhome përpara se ta fusni
brenda ndarjes.
• Për të shmangur rritjen në temperaturë të
ushqimeve të ngrira tashmë, mos
vendosni ushqime të freskëta të pa ngrira
direkt pranë tyre. Vendoseni ushqimin në
temperaturë dhome në pjesën e ndarjes
së ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
• Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse
akulli menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi.
Rrezik atrofizimi.