Descargar Imprimir esta página

AEG TSC8M181CS Manual De Instrucciones página 4

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 138
• Mos përdorni spërkatësin e ujit dhe avullin për të pastruar
pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të njomë. Përdorni
vetëm detergjentë neutralë. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
• Kur pajisja lihet bosh për periudha të gjata kohe, fikeni,
shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën të hapur për të
mos lejuar zhvillimin e mykut brenda pajisjes.
• Mos mbani substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me
lëndë djegëse të ndezshme në këtë pajisje.
• Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është e
dëmtuar, duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e
autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Mos e përdorni pajisjen përpara se ta
instaloni në strukturën inkaso për arsye
sigurie.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
rreth pajisjes.
• Pas instalimit të parë ose pas ndryshimit
të krahut të derës, prisni të paktën 4 orë
përpara se të lidhni pajisjen me energjinë
elektrike. Kjo bëhet për të lejuar që vaji të
rrjedhë përsëri në kompresor.
4
SHQIP
• Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi (p.sh.
ndryshimit të krahut të derës), hiqni spinën
nga priza.
• Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve
apo sobave, furrave apo pianurave,
përveç kur specifikohet ndryshe në
udhëzimet e instalimit.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni këtë pajisje në zona që
kanë shumë lagështirë ose që janë shumë
të ftohta.
• Kur e lëvizni pajisjen, ngrijeni nga buza e
përparme për të shmangur gërvishtjen e
dyshemesë.
• Pajisja përmban një qese me absorbues
lagështire. Ajo nuk është lodër. Nuk është
ushqim. Hidheni atë menjëherë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.

Publicidad

loading