Për instalimin e telit të zonës vlejnë të njëjtat kritere
si për telin kufizues (shih manualin e përdorimit të
robotit kositës).
Një kabllo USB te ky produkt nuk përfshihet në setin
e livrimit.
Rekomandohet të përdoret kablloja e një ofruesi të
tretë me specifikimet e mëposhtme:
–
Frekuenca: 50 deri 60 Hz, njëfazore
–
Tensioni i rrjetit: 100 deri 240 V tension alternativ
–
Tensioni në dalje / rryma: 5 V tension direkt / 1 A
–
Fuqia minimale në dalje: 5 W
–
Lidhja në dalje: USB-C
v Para përdorimit të kabllos USB të një ofruesi të
tretë, kontrolloni që ajo të përputhet me standar-
din kombëtar dhe ndërkombëtar të sigurisë për
tensionin e ulët (SELV).
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë
elektromagnetike. Në kushte të caktuara, kjo
fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksio
nimit të implantateve mjekësore aktive ose
pasive. Për të përjashtuar rrezikun e situatave
që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose
vdekjeprurëse, personat me një implantat
mjekësor duhet që para përdorimit të këtij pro
dukti të konsultohen me mjekun e tyre dhe
prodhuesin e implantatit.
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi.
Për shkak të qeseve plastike ekziston rreziku
i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg
fëmijët e vegjël gjatë montimit.
RREZIK! Plagosje!
Rrezik plagosje dhe rreziku i dëmtimit të pro
duktit.
v Mos e pastroni produktin me ujë ose me
rrëke uji (sidomos rrëke uji me presion të
lartë).
GAR_15021-20.960.05_2024-04-30.indd 143
GAR_15021-20.960.05_2024-04-30.indd 143
v Mos pastroni me kimikate, përfshirë ben
zinën ose solventët. Disa prej tyre mund
të shkatërrojnë pjesë të rëndësishme prej
plastike.
Asgjësimi:
(në përputhje me Direktivën 2012/19/EU / S.I. 2013 No. 3113)
Produkti nuk lejohet të asgjësohet me
mbetjet normale të shtëpisë. Ai duhet të
asgjësohet në përputhje me rregulloret
lokale të mbrojtjes së mjedisit.
ME RËNDËSI!
v Asgjësojeni produktin nëpërmjet qendrës tuaj
vendore të grumbullimit dhe riciklimit.
Asgjësimi i baterisë:
Bateria përmban celula jonesh litiumi,
të cilat në përfundim të jetëgjatësisë
së tyre duhet të asgjësohen të ndara
Li-ion
nga mbetjet normale të shtëpisë.
ME RËNDËSI!
Bateria duhet të çmontohet vetëm nga një specialist.
1. Nëse keni pyetje lidhur me çmontimin e baterisë,
lutemi drejtojuni servisit GARDENA.
2. Asgjësojini bateritë nëpërmjet qendrës tuaj ven-
dore të grumbullimit dhe riciklimit.
2. INSTALIMI
Përgatitja:
•
Karikoni baterinë (shih 3. PËRDORIMI).
•
Për telin e zonës, çengelin e tokës dhe
kapëset lidhëse mund të përdorni akses-
orin e robotit kositës. Në mënyrë alternative
mund ta blini te shitësi GARDENA.
•
Gjatë instalimit roboti kositës nuk duhet të
jetë në ECO Mode (shih ECO Mode në
manualin e përdorimit të robotit kositës).
143
30.04.24 09:52
30.04.24 09:52