Pajisja mund të përdoret në vende me temperaturë ambienti
0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani pajisjen në temperaturë
ambienti -20 °C deri 50 °C. Përdorimi ose mbajtja e pajisjes
jashtë temperaturave të rekomanduara mund ta dëmtojë
pajisjen ose të ulë jetëgjatësinë e baterisë
• Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për
shembull brenda në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu
mund t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që bateria të
shpërthejë.
• Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të
zgjatura kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për
shembull monedha, çelësa dhe varëse
• Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
• Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike,
kjo mund të shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
• Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të
shkarkohet nëse ekspozohet në fusha magnetike.
• Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit,
librezat dhe lejet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga
fushat magnetike.
Shmangni kontaktin me pajisjen kur është duke u nxehur tepër.
Nëse nuk bëni këtë mund të shkaktoni djegie temperature të
ulët, skuqje dhe pigmentim të lëkurës.
• Bëni kujdes nga nxehja e tepërt e pajisjes kur e përdorni për
periudha të gjata dhe shmangni kontaktin për kohë të gjatë
me lëkurën.
Shqip
26