Gardena TCS 20/18V P4A Instrucciones De Empleo página 150

Sierra de pértiga telescópica con accu
Ocultar thumbs Ver también para TCS 20/18V P4A:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 57
6) Servisi
a) Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm me personel të kualifikuar dhe
specializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale. Në këtë mënyrë
garantohet që siguria e veglës elektrike vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për sharrën e degëve
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga zinxhiri. Mos u përpiqni ta lar-
goni materialin e prerë kur zinxhiri është ende në lëvizje ose ta fiksoni
materialin që pritet.
Zinxhiri lëviz më tej pas fikjes së çelësit. Një moment pakujdesie gjatë përdori­
mit të sharrës së degëve mund të shkaktojë plagosje të rënda.
b) Mbajeni sharrën e degëve në dorezë kur zinxhiri është ndalur dhe pa
i pasur gishtat afër çelësit të rrymës.
Mbajtja e duhur e sharrës së degëve ul rrezikun e operimit të paqëllimshëm
dhe të një plagosje të shkaktuar nga zinxhiri.
c) Kur transportohet ose ruhet sharra e degëve, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi zinxhir.
Trajtimi i duhur i sharrës së degëve ul rrezikun e plagosjes nga zinxhir.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe pakoja
e baterisë të jetë hequr ose shkëputur, kur largoni materialin që
pritet të bllokuar ose bëni punime mirëmbajtjeje.
Ndezja e paqëllimtë e sharrës së degëve gjatë largimit të materialit që pritet të
bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe të jetë aktivi-
zuar bllokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bllokuar ose
bëni punime mirëmbajtjeje.
Ndezja e paqëllimtë e sharrës së degëve gjatë largimit të materialit që pritet të
bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
f) Mbajeni sharrën e degëve vetëm në sipërfaqet e izoluara të dorezave,
pasi zinxhiri mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura.
Kontakti i zinxhirit me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të
pajisjes nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
g) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes. Kabllot mund të jenë
të fshehura në ligustra ose pemë dhe të priten pa dashje nga zinxhiri.
h) Mos e përdorni sharrën e degëve kur ka mot të keq, veçanërisht kur
ka rrezik rrufeje.
Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
Udhëzime sigurie për sharrën e degëve
a) Uleni rrezikun e ndërprerjes së rrymës duke mos e përdorur kurrë
sharrën e degëve me akses të zgjatur në afërsi të linjave elektrike.
Prekja ose përdorimi në afërsi të linjave elektrike mund të çoj në lëndime të
rënda ose goditje elektrike vdekjeprurëse.
b) Operojeni sharrën e degëve me akses të zgjatur gjithmonë me të dyja
duart. Mbajeni sharrën e degëve me akses të zgjatur me të dyja duart për të
evituar humbjen e kontrollit.
c) Kur bëni punë në lartësi me sharrën e degëve me akses të zgjatur
mbani mbrojtëse koke.
Pjesë të prera që bien mund të çojnë në lëndime të rënda.
Kontrollojini ligustrat dhe pemët për objekte të fshehura (p.sh. tela gardhi dhe
kabllo të fshehura).
Rekomandohet përdorimi i një automati diferencial me një rrymë stakimi 30 mA
ose më pak.
Mbajeni sharrën e degëve me të dyja duart në të dyja dorezat.
Sharra e degëve është projektuar për punime ku përdoruesi qëndron mbi tokë
dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër të paqëndrueshme.
Para përdorimit të sharrës së degëve sigurohuni që pajisjet e bllokimit të pjesëve
të lëvizshme (p.sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit të rrotullimit), gjenden në
pozicionin e bllokimit.
Këshilla sigurie shtesë
Trajtimi i sigurt i baterive
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të
shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotë-
sisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e kariki-
mit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e
përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
150
14770-20.960.01.indd 150
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh.
letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm. Për shkak të nxehjes së
karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga GAR-
DENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike GAR-
DENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëzime të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion të
POWER FOR ALL Systems PBA 18V.
v Përdoreni baterinë vetëm me produktet të prodhuesit të POWER FOR
ALL Systems.
Vetëm në këtë mënyrë bateria mbrohet nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga
prodhuesi. Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj
të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të
parë karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni
ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastë-
sishëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet
të kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund
të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym,
të shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazh-
v
dueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë.
Në temperatura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 45 °C. Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature
mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
Siguria elektrike
RREZIK! Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
Karikuesin lidheni vetëm në një tension alternativ siç jepet në tabelën e tipit.
Në asnjë mënyrë nuk bën të lidhet ndonjë përçim i tokëzuar diku në produkt.
Mos e përdorni produktin kur ka rrezik stuhie.
Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
Siguria personale
RREZIK! Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël. Mbajini larg fëmijët e veg-
jël gjatë montimit.
Sharra e degëve duhet të përdoret vetëm në mënyrën e parashikuar posaçërisht.
Gërshërët e gardhishteve të përdoren vetëm në mënyrën e parashikuar për për-
dorim. Personit përdorues i takon përgjegjësia për aksidentimet e personave të
tjerë, dhe për rrezikun, i cili ju kanoset atyre gjegjsisht pronës së tyre. Kini kujdes
veçanërisht ndaj rrezikut që mund t'u shkaktohet personave të tretë brenda
rrezes së punës, kur tubi teleskopik është i mbyllur.
RREZIK!
Gjatë mbajtjes së mbrojtëseve të veshëve dhe për shkak të zhurmës së
produktit, ndoshta nuk dallohet kur afrohen persona.
11.09.20 14:06

Publicidad

Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Este manual también es adecuado para:

14770

Tabla de contenido