Para Përdorimit - Skil F0150711 Serie Manual Original

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 36
SIGURIA ELEKTRIKE
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose
H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të
jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë
kundër ujit
• Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 40
metra (1,0 mm²), 60 metra (1,5 mm²) ose 100 metra (2,5
mm²)
• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të
diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30
mA
• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët
e mprehta
• Mos lidhni një kordon të dëmtuar me burimin e energjisë
dhe mos prekni një kordon të dëmtuar para se ta hiqni
nga burimi i energjisë (kordonët e dëmtuar mund të bien
në kontakt me pjesët që e përcjellin energjinë)
PARA PËRDORIMIT
• Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me
ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe
zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të
papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të pasme
me defekt ose kuti bari me defekt
• Kontrolloni rregullisht për defekte, si lirimi, zhvendosja
ose dëmtimi i thikës, lirimi i kapjeve dhe konsumi ose
dëmtimi i elementeve përbërës
• Ndërrojini pjesët e konsumuara ose të dëmtuar në paketa
për të ruajtur ekuilibrin
• Mos i zëvendësoni asnjëherë thikat plastike dhe
thika metalike
• Mos e përdorni veglën kur jeni zbathur ose mbani
sandale të hapura; vishni gjithmonë këpucë të ashpra
dhe pantallona të gjata
• Shmangni mbajtjen e rrobave të gjera, kordonëve apo
lidhjeve që varen
• Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja
dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe
të hidhen nga mekanizmi i prerjes
GJATË PËRDORIMIT
• Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga thika
rrotulluese e prerjes
• Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
• Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose me
një dritë të përshtatshme artificiale
• Mbajini duart dhe këmbët larg nga thika prerëse,
veçanërisht gjatë ndezjes së veglës
• Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
• Shmangni përdorimin e kositëses në kopshte me lagështi
• Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në
çdo moment; mos u zgjasni
• Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos kositni
në pjerrësi shumë të madhe
• Përdoreni kositësen vetëm me shpejtësinë e ecjes (mos
vraponi)
• Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe
poshtë)
• Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi
• Kini shumë kujdes kur lëvizni mbrapsht ose kur e tërhiqni
kositësen drejt vetes
• Sigurohuni që thika prerëse të ketë ndaluar plotësisht kur e
anoni veglën kur kaloni mbi sipërfaqe jo me bar dhe kur e
transportoni në zonën që duhet të kositet
• Mos e anoni veglën kur ndizni motorin ose filloni punën,
përveç se kur vegla duhet të anohet për të punuar në bar të
gjatë (në një rast të tillë mos e anoni më shumë nga sa
është absolutisht e nevojshme dhe anoni vetëm pjesën që
është larg përdoruesit); sigurohuni gjithmonë që të dyja
duart të jenë në pozicionin e punës para se ta ktheni veglën
në tokë
• Mbajini gjithmonë duart dhe këmbët larg nga pjesët
rrotulluese
• Qëndroni gjithmonë larg nga e çara e shkarkimit
• Mos e transportoni pajisjen kur motori është duke punuar
• Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë
ndaluar plotësisht
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
• Nëse mekanizmi i prerjes godet ndonjë objekt të huaj ose
nëse pajisja fillon të bëjë ndonjë zhurmë ose dridhje të
pazakontë, fikeni menjëherë, prisni që thika e prerjes të
ndalojë, hiqni spinën dhe merrni hapat e mëposhtmë
- kontrolloni për dëmtime
- zëvendësoni ose riparoni çdo pjesë të dëmtuar
- kontrolloni dhe shtrëngoni çdo pjesë të liruar
PAS PËRDORIMIT
• Thika e prerjes vazhdon të rrotullohet për pak kohë
pas fikjes së pajisjes (mos e prekni thikën në rrotullim)
• Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një
vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
4 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
8 Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues është
prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin
para se të hiqni spinën)
9 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin 2
- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet
me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për
montimin e kositëses së barit
94

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

F0150712 serie0711 aa0711 ac0712 aa07110712

Tabla de contenido