Skil 0738 Manual Original página 135

Tabla de contenido

Publicidad

- drita jeshile F do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim ⑯a
- futni baterinë G në karikues si në ilustrim ⑯b
- drita jeshile F do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet ⑯b
- pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile F do të qëndrojë aktive pas pulsimit ⑯c
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile F nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura
është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
• Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit
të lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në
+50°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
• Ndezje/Fikje ⑰
- ndizeni/fikeni pajisjen duke tërhequr/lëshuar çelësin H
! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet
për disa sekonda
- lëreni thikën prerëse të ndalojë së rrotulluari para se ta
ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
• Prerja
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e thikën prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e thikës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- mos e mbingarkoni veglën
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me thikën prerëse
- përdorni mbrojtësen e luleve J ⑱ për të mbrojtur lulet
e dobëta
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
thikën prerëse nga konsumi i tepërt
- kini parasysh forcat e goditjes së kthimit kur prekni
objekte të forta
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës ⑲
- për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën
nga e djathta në të majtë dhe e kundërta
- për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në
ilustrim
- kthejeni veglën 180° për prerjen e anëve
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
• Zëvendësimi i thikës prerëse ⑳
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- thjesht hiqeni/montoni thikën prerëse të vjetër/të re si
në ilustrim
- pas zëvendësimit të thikës prerëse, provoni veglën për
të paktën një minutë pa ngarkesë për t'u siguruar që
vegla punon si duhet
- zgjasni jetëgjatësinë e shërbimit të lamës prerëse
duke e hequr, duke e rrotulluar 180° dhe duke e
montuar përsëri
• Ndarja e mbajtjes së lamës㉑
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Hapja e mbulesës së kasës mund ta dëmtojë ose ta
shkatërrojë veglën
• Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
! hiqeni gjithmonë baterinë para pastrimit
- pastroni thikën prerëse L ② dhe mbrojtësen e prerjes
A ② pas çdo përdorimi
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes M ② rregullisht me një
furçë ose me ajër të ngjeshur
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikës prerëse dhe
shtrëngimin e dadove, bulonave dhe vidave
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar
ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Magazinimi
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit N me 4
vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
• Nëse vegla/karikuesi kanë defekt pavarësisht kujdesit
të treguar në procedurat e prodhimit dhe të testimit,
riparimi duhet të kryhet nga një qendër për shërbimin
pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgojeni veglën ose karikuesin të paçmontuar së
bashku me provën e blerjes te shitësi ose qendra më
e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i
shërbimit i veglës janë të renditura në www.skil.com)
- në rast të një karikuesi me defekt, dërgoni edhe
karikuesin, edhe baterinë te shitësi ose te qendra e
shërbimit e SKIL
135

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0078

Tabla de contenido