Skil 0738 Manual Original página 284

Tabla de contenido

Publicidad

- lidhni karikuesin C me burimin e energjisë si në
ilustrim ⑬a
- drita jeshile D do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim ⑬a
- futni baterinë E në karikues si në ilustrim ⑬b
- drita jeshile D do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet ⑬b
- pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile D do të qëndrojë aktive pas pulsimit ⑬c
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile D nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që:
1) bateria është shumë e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur temperatura
është midis 0°C dhe 45°C)
2) bateria duhet të ndërrohet
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka "efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në
përdorim
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
• Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit
të lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në
+50°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes ⑭
Parandalon ndezjen aksidentale të veglës
- ndizni veglën duke e shtyrë në fillim çelësin e sigurisë
F përpara dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit G
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G
• Funksionimi i veglës
! filloni të prisni vetëm kur motori është në punë
! mos prisni bimë zvarritëse për të parandaluar
dëmtimin e thikave prerëse nga toka/rëra H ②
- mos e mbingarkoni veglën
- largojeni veglën nga zona e prerjes para se ta fikni
! pas fikjes së veglës, thikat vazhdojnë të lëvizin
për disa sekonda
• Mbrojtësja e majës së thikës J ②
- parandalon goditjen e kthimit të pajisjes kur prekni
objekte të forta (si shtylla në gardh ose mure të
shtëpisë)
- mbron thikat fundore nga dëmtimet
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart dhe mbani një
qëndrim të sigurt
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri ⑮
- drejtojeni veglën përpara
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
thikat prerëse nga konsumi i tepërt
• Prerja e shkurreve ⑯
- prisni anët e shkurreve në fillim (nga poshtë lart) dhe
më pas pjesën e sipërme
- prisni anën e shkurreve në një mënyrë të tillë që të jetë
pak më e ngushtë lart
- përdorni një sharrë dore ose gërshërë krasitëse për të
prerë degët më të trasha
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Për prerjen e shkurreve në nivel uniform të lartësisë
- lidhni një spango përgjatë gjatësisë së shkurreve në
lartësinë e dëshiruar
- prisni shkurret pikërisht mbi këtë spango
• Koha e rekomanduar për prerjen/krasitjen (Evropa
Perëndimore)
- prisni shkurret gjetherënëse në qershor dhe në tetor
- prisni shkurret me gjelbërim të përhershëm në prill dhe
në gusht
- prisni halorët dhe shkurret e tjera me rritje të shpejtë
çdo 6 javë nga maji deri në tetor
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim
profesional
• Mbajini të pastra veglën, karikuesin dhe thikat prerëse
! hiqeni karikuesin nga burimi i energjisë para
pastrimit
! hiqeni gjithmonë baterinë para pastrimit
- pastroni veglën me një copë të njomë (mos përdorni
produkte pastrimi ose tretës)
- pastroni të çarat e ajrosjes K ② rregullisht me një
furçë ose me ajër të ngjeshur
- pas përdorimit, gjithmonë pastroni me kujdes dhe
lubrifikoni pak thikat prerëse
! mbani dorashka kur manovroni ose pastroni
thikat prerëse
• Kontrolloni rregullisht kushtet e thikave prerëse dhe
shtrëngimin e bulonave të veglës
• Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar
ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e
nevojshme
• Mprehja e thikave prerëse
! hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- mprehni thikat prerëse me një limë të vogël dhe të
butë, në rast se janë dëmtuar nga një objekt i fortë
- sidoqoftë, ne ju këshillojmë që thikat të mprehen nga
një specialist
- lubrifikoni thikat prerëse pas mprehjes
• Magazinimi ⑰
- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme
në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit L me 4 vida
(nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni kapakun e thikës M kur e magazinoni veglën
- para se të magazinoni veglën, fshini thikat prerëse me
një copë me vaj për të parandaluar gërryerjen
132

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

0078

Tabla de contenido