Samsung SM-R840 Manual Del Usuario página 155

Ocultar thumbs Ver también para SM-R840:
Tabla de contenido

Publicidad

Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ndërsa pajisja është
duke u karikuar
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative
të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që
pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga
prodhuesi
• Përdorimi i karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e
pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë.
Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria
të pëlcasë.
• Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuar nga
Samsung të bërë posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë, karikuesit
dhe kabllot e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime
serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai
përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
• Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse
ushtrohet tepër presion në të.
• Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose mos i shkaktoni goditje të forta pajisjes
• Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose baterinë, të bëjë që pajisja të
dëmtohet ose të shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
• Kjo gjithashtu mund të shkaktojë nxehje, djegie, zjarr ose rreziqe
të tjera.
Shqip
21

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Sm-r850Sm-r845fSm-r855f

Tabla de contenido