Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe
rregullat e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve
celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia
juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë
drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë
tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani
mend këshillat e mëposhtme:
• Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë
nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të
papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
• Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të
keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin
rrezikshmëri.
• Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi
i një liste "detyrash" ose kërkimi në librin e adresave mund t'ju
heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të
sigurt të automjetit.
• Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur
nuk jeni në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni
të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë
e ndaluar.
• Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që
mund t'ju heqin vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të
cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që
mund t'ju shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
Shqip
26