Heqja Dhe Vendosja E Grupit Të Përgatitjes; Heqja Dhe Vendosja E Grupit Të Përgatitjes Nga Makina - Philips Saeco GranAroma Deluxe SM6682/10 Manual De Instrucciones

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 130
Filtri i ujit "AquaClean"
Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në
depozitën e ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke
pakësuar gëlqeren e krijuar në makinën tuaj. Mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj
lokal ose në internet ose në qendrat e autorizuara të shërbimit.
Treguesi i statusit të filtrit "AquaClean"
Statusi i filtrit "AquaClean" është gjithmonë i dukshëm si përqindje në menynë "Status" (Statusi).
- Nëse statusi i filtrit "AquaClean" është 10% ose më pak, në ekran shfaqet një mesazh për 2 sekonda
sa herë që ndizni makinën. Ky mesazh ju këshillon të blini një filtër të ri.
- Nëse statusi i filtrit është 0%, makina ju kërkon të ndërroni filtrin "AquaClean" sa herë që ndizni
makinën.
Aktivizimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet
të aktivizoni çdo filtër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Status" (Statusi).
Kur makina nuk e shfaq më mesazhin e aktivizimit të filtrit, mund ta aktivizoni ende një filtër uji
"AquaClean", por fillimisht duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Makina duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të nisni ta përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
Përpara se të aktivizoni filtrin e ujit "AquaClean", ai duhet të parapërgatitet duke e njomur me ujë, siç
përshkruhet më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, në vend të ujit në makinë mund të futet ajër, çka bën
shumë zhurmë dhe nuk e lejon makinën që të përgatisë kafe.
1 Prekni ikonën "Status" (Statusi) dhe lëvizni nga e majta në të djathtë për të zgjedhur "AquaClean".
2 Prekni sërish ikonën e konfirmimit
Ndërrimi i filtrit të ujit "AquaClean" (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Treguesi i statusit të
"AquaClean" bie në 0% për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Nëse nuk e zëvendësoni në kohë filtrin e ujit
"AquaClean", mund përsëri ta zëvendësoni filtrin, por së pari duhet të pastroni çmërsin nga makina.
Kur treguesi i statusit të "AquaClean" bie në 0% ose kur makina ju kujton të ndërroni filtrin
"AquaClean":
1 nxirrni filtrin e vjetër të ujit "AquaClean".
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin "Aktivizimi i filtrit të ujit
AquaClean (5 min.)".
Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se
duhet ndërruar.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
Shkoni te menyja "Status" (Statusi) në ekran dhe zgjidhni "Brew group clean" (Pastrimi i grupit të
përgatitjes) ose vizitoni faqen www.saeco.com/care për udhëzime të hollësishme me video se si të
hiqni, futni dhe pastroni grupin e përgatitjes.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina
1 Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën e servisit (Fig. 13).
kur të shfaqet ekrani i aktivizimit. Ndiqni udhëzimet në ekran.
393
Shqip

Publicidad

Capítulos

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido