Informacione Dhe Paralajmërime Të Rëndësishme - CYBEX GOLD ATON S2 I-SIZE Manual Del Usuario

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 40
CERTIFIKIMI
ATON S2 i-Size
Përmasat: 45–87 cm
Pesha maks.: 13 kg
Faleminderit që zgjodhët Aton S2 i-Size si sexholino për makinën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen
e caktuar (28).
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të asnjë forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që
ta përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të
cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në
përputhje me manualin e automjetit.
Sexholinoja mund të lidhet vetëm me Base One dhe ISOFIX, ose me një
rrip automatik me tre pika që është miratuar sipas rregullores së OKB nr.
16 ose sipas një standardi të barasvlershëm.
Sexholinoja instalohet duke përdorur një rrip automatik sigurimi në 3
pika, tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet të arrijë asnjëherë
te kalimi i rripit të prehërit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë,
sexholinoja nuk është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion
në automjet.
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
pasagjerit ndërkohë që jastëku i përparmë i ajrit është i aktivizuar.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato që tregohen tek udhëzuesi
i përdorimit dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për të foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës suaj dhe duhet të
përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Përpara çdo udhëtimi, sistemi i sigurimit të sexholinos të jetë rregulluar
siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Rripat nuk duhet të
përdridhen asnjëherë.
Sigurojeni gjithnjë sexholinon kur është në sexholino.
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar siç duhet, mund të
sigurohet mbrojtje dhe rehati maksimale, duke u siguruar ndërkohë që
sistemi i rripit të montohet siç duhet.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në
automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Nëse sexholinoja përdoret me Base One, këmbëza mbështetëse duhet
të bëjë gjithnjë kontakt direkt me dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti
ka xhepa te hapësira e këmbëve, sigurohuni të kontaktoni prodhuesin e
automjetit.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të automjetit, mbrojtësja
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë asnjëherë e palosur.
Sexholinoja është testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë
gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit
duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
ajo përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të
sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Mos i vendosni sexholinot mbi sipërfaqe të ngritura, si për shembull mbi
tavolinë.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të
ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë
djegie të lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga
ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të
diktohen me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse
keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja
është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që
sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me
ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo
zbardhues.
SQ
115

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido