Lidhja E Tubacionit; Lidhini Linjat E Freonit Në Njësitë E Brendshme Dhe Të Jashtme; Lidhni Kulluesin E Kondensatit Në Njësinë E Brendshme; Kontrolli I Shtrëngimit Dhe Mbushja E Sistemit - Bosch Climate 5000i Manual De Instalación

Ocultar thumbs Ver también para Climate 5000i:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 53
▶ Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
▶ Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶ Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose
suportin e murit.
▶ Kapni ose varni njësinë e jashtme duke përdorur takot e dhëna të
vibrimit për këmbët.
▶ Kur instalohet me mbajtëse apo suport muri, vendoseni me
guarnicion bërrylin e dhënë të kullimit ( figura 16).
▶ Hiqni kapakun për lidhjet e tubave ( figura 17).
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.4.
▶ Rimontoni kapakun për lidhjet e tubave.
3.4

Lidhja e tubacionit

3.4.1
Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të
jashtme
KUJDES
Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë
Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.
Lidhjet e ripërdorshme mekanike dhe lidhjet me flanxha nuk lejohen
brenda.
▶ Shtrëngojini lidhjet me flanxhë vetëm një herë.
▶ Rikrijojini gjithnjë lidhjet me flanxhë pas lirimit.
Diametri i jashtëm i tubit
Ø [mm]
6,35 (1/4")
9,53 (3/8")
tab. 271 Karakteristikat e lidhjeve të tubave
3.4.2
Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme
Kolektori i kondensatit i njësisë së brendshme është i pajisur me dy
lidhje. Nga fabrika vijnë të montuara një zorrë kondensati dhe një tapë,
këto mund të ndërrohen ( figura 12).
▶ Vendosni zorrën e kondensatit me pjerrësi.
3.4.3
Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit
Kontrolli i shtrëngimit
Respektoni rregulloret shtetërore dhe vendore për testimin e rrjedhjes.
▶ Hiqni kapakët e tri valvulave ( figura 18, [1], [2] dhe [3]).
▶ Lidhni hapësin Schrader [6] dhe manometrin [4] te valvula
Schrader [1].
▶ Vidhosni hapësin Schrader dhe hapni valvulën Schrader [1].
▶ Mbajini valvulat [2] dhe [3] të mbyllura dhe mbusheni sistemin me
azot derisa presioni 10 % të jetë mbi presionin maksimal të punës (
faqja 196).
▶ Kontrolloni nëse presioni rri i pandryshuar pas 10 minutash.
▶ Çlironi azotin derisa të arrihet presioni maksimal i punës.
▶ Kontrolloni nëse presioni nuk ndryshon edhe pas së paku 1 ore.
▶ Çlironi azotin.
3.5

Lidhja elektrike

3.5.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
Climate 5000i – 6721824787 (2022/09)
Forca e rrotullimit [Nm]
Diametri i vrimës me
18-20
32-39
Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i
dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e
brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.
▶ Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot e flanxhave me ato
për diametrin e përshtatshëm ( tabela 271).
▶ Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit ( faqja 191).
▶ Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 11).
▶ Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
▶ Vendosni dadon në tub.
▶ Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën nga tabela 271.
Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë por jo përtej saj.
▶ Lidheni tubin dhe shtrëngojeni vidën me forcë rrotullimi sipas tabelës
271.
▶ Përsëritni hapat e mësipërm për tubin e dytë.
KËSHILLË
Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes
linjave të freonit
▶ Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
▶ Vendosni e fiksoni izolimin e tubave.
Skaji me bordurë i tubit
bordurë (A) [mm]
8,4-8,7
90°± 4
13,2-13,5
Mbushja e impiantit
KËSHILLË
Avari për shkak freoni të gabuar
Njësia e jashtme është e mbushur me freon R32 nga fabrika.
▶ Nëse duhet shtuar freon, mbusheni vetëm me të njëjtin freon. Mos
përzieni tipa të ndryshëm freoni.
▶ Zbrazeni dhe thajeni sistemin me një pompë me vakuum (
Figura 18, [5]) derisa të arrihet afor −1 bar (ose afro 500 Micron).
▶ Hapni valvulën e sipërme [3] (ana e lëngut).
▶ Kontrolloni me manometër [4] nëse rrjedhja është e lirshme.
▶ Hapni valvulën e poshtme [2] (ana e gazit).
Freoni shpërndahen nëpër sistem.
▶ Së fundi kontrolloni kushtet e presionit.
▶ Zhvidhosni hapësin Schrader [6] dhe mbyllni valvulën Schrader [1].
▶ Hiqni pompën e vakuumit, manometrin dhe hapësin Schrader.
▶ Rivendosni kapakët në valvula.
▶ Rivendosni kapakun për lidhjet e tubave në njësinë e jashtme.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
Dado e filetuar e
paramontuar me bordurë
A
45°± 2
R0.4~0.8
Instalimi
3/8"
3/8"
193

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Cl5000iu w 26 eCl5000iu w 35 eCl5000i 26 eCl5000i 35 eClimate 5000i serie

Tabla de contenido