Descargar Imprimir esta página

Bosch Professional GBH 185-LI Manual Original página 211

Ocultar thumbs Ver también para Professional GBH 185-LI:

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
Mos e përdorni një paketë baterie ose vegël që është
u
dëmtuar ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të
modifikuara mund të shfaqin sjellje të paparashikueshme,
duke rezultuar në zjarr, shpërthim ose rrezik plagosjeje.
Mos e ekspozoni paketën e baterisë ose veglën në
u
zjarr ose temperaturë shumë të lartë. Ekspozimi në
zjarr ose temperaturë mbi 130°C mund të shkaktojë
shpërthim.
Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e
u
karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej
diapazonit të temperaturave të specifikuara në
instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose
në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të
dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr.
Shërbimi
Kryeni shërbimin e veglës elektrike te një teknik i
u
kualifikuar duke përdorur vetëm pjesë këmbimi
identike. Kjo do të garantojë ruajtjen e sigurisë së veglës
elektrike.
Mos u bëni kurrë shërbim paketave të dëmtuara të
u
baterive. Shërbimi i paketave të baterive duhet bërë
vetëm nga prodhuesi ose nga ofruesit e autorizuar të
shërbimit.
Udhëzime sigurie për çekiçë
Udhëzime sigurie për të gjitha punët
Vishni mbrojtje për dëgjimin. Ekspozimi ndaj zhurmës
u
mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.
Përdorni doreza shtesë nëse janë të përfshira në
u
dorëzim me veglën elektrike. Humbja e kontrollit mund
të rezultojë në lëndim.
Kapeni mjetin nga sipërfaqet e izoluara të kapjes, kur
u
bëni ndonjë veprim gjatë të cilit aksesorët prerës ose
mjetet kapëse mund të prekin telat e fshehur. Nëse
aksesorët prerës prekin një tel me korrent, pjesët
metalike të ekspozuara të mjetit mund të marrin korrent
dhe mund t'i shkaktojë operatorit goditje elektrike.
Udhëzime sigurie për përdorimin e trapanit të gjatë me
shpim me çekiç
Filloni të shponi gjithnjë me shpejtësi të ulët dhe me
u
majën e puntos në kontakt me materialin. Në shpejtësi
të larta, puntoja ka gjasa të përthyhet nëse lejohet të
rrotullohet lirshëm pa prekur materialin, duke shkaktuar
lëndime fizike.
Ushtroni presion vetëm në vijë të drejtë me punton
u
dhe mos ushtroni tepër presion. Puntot mund të
përthyhen, duke shkaktuar thyerje ose humbje të
kontrollit, si dhe lëndime fizike.
Udhëzime shtesë sigurie
Përdorni pajisje të përshtatshme kërkimi, për të
u
gjetur linjat e fshehura të shërbimeve ose
konsultohuni me kompaninë lokale të shërbimeve.
Kontakti me telat elektrikë mund të shkaktojë zjarr dhe
goditje elektrike. Dëmtimi i një linje gazi mund të
Bosch Power Tools
shkaktojë një shpërthim. Depërtimi në një tub uji
shkakton dëme materiale.
Prisni që mjeti elektrik të ndalojë përpara se ta ulni.
u
Mjeti i aplikimit mund të kapet dhe të çojë në humbjen e
kontrollit mbi veglën elektrike.
Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në
u
një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë
u
jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet
ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me
një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të
irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të
u
shkurtër.
Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të
u
tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe
bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të
mbinxehet.
Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit.
u
Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat
e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga
ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri,
papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston
rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
Mos prekni asnjë mjet ose pjesë të përdorur
u
menjëherë pas përdorimit. Këto mund të nxehen shumë
gjatë operimit dhe të shkaktojnë djegie.
Vegla e përdorur mund të bllokohet gjatë shpimit.
u
Sigurohuni që të keni një bazë të sigurt dhe mbajeni
fort veglën elektrike me të dyja duart. Përndryshe, ju
mund të humbni kontrollin mbi veglën elektrike.
Kini kujdes kur kryeni punë prishjeje me daltë. Rënia e
u
fragmenteve të materialit të prishur mund të dëmtojë
kalimtarët ose ju vetë.
Kur punoni, mbajeni fort mjetin elektrik me të dyja
u
duart dhe sigurohuni që të keni qëndrim të sigurt.
Vegla elektrik drejtohet në mënyrë më të sigurt me dy
duar.
Mbajtësja për lakun e varur (6) dhe laku i varur nuk
u
shërbejnë si mbrojtje ndaj rënies. Përdoreni mbajtësen
për lakun e varur (6) vetëm për të lidhur një lak të varur.
Asnjëherë mos e lidhni pajisjen mbrojtëse nga rënia
u
(24) me mbajtësen për lakun e varur (6).
Përshkrimi i produktit dhe shërbimit
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr
dhe/ose lëndim serioz.
Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të
udhëzimeve të përdorimit.
Shqip | 211
1 609 92A 9ER | (24.05.2024)

Publicidad

loading