SQ
Lidhur me këtë manual
1
përdorimi
Ky manual përdorimi përmban gjithë informacionet
e rëndësishme për një përdorim të sigurt të frezave
prej diamanti.
Freza prej diamanti përcaktohet edhe si «pajisja»
ose «makina» në këtë manual përdorimi.
referencat e figurave
Referencat e figurave që ndodhen në fillim të
manualit të përdorimit, do të paraqiten në tekst
me këtë simbol
(këtu p.sh. i referohet figurës
1
numër 1).
1.1 Informacione të rëndësishme
Lexoni manualin e përdorimit
Përpara fillimit të gjithë punimeve me dhe në
pajisje, lexoni me kujdes dhe respektoni udhëzimet
e sigurisë dhe paralajmërimet në këtë manual
përdorimi.
ruajeni këtë manual përdorimi gjithmonë
bashkë me pajisjen.
Duhet të mbani një maskë filtruese të
autorizuar për gojën dhe hundën!
1.2 Simbolet e përdorura në
manualin e përdorimit
RREzIKU
«RREzIKU» tregon një rrezik kërcënues, i cili do
të shkaktonte vdekjen e menjëhershme ose një
plagosje të rëndë në trup.
Î Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për
shmangien e këtij rreziku kërcënues.
PARALAJMëRIM
«RREzIKU» tregon një rrezik kërcënues, i cili
mund të shkaktonte vdekjen e menjëhershme ose
një plagosje të rëndë në trup.
Î Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për
shmangien e këtij rreziku kërcënues.
| 314 |
KUJDES
«KUJDES» tregon një rrezik kërcënues, i cili mund
të shkaktonte plagosje të lehta ose të rënda në trup
ose dëme materiale.
Î Kjo shigjetë tregon masat përkatëse, për
shmangien e këtij rreziku kërcënues.
UDHëzIM
«UDHëzIM» ju jep këshilla përdorimi dhe
ndihmëse.
Udhëzime sigurie
2
PARALAJMëRIM
Lexoni gjithë të dhënat e sigurisë dhe udhëzimet.
Neglizhimi i respektimit të të dhënave të sigurisë
dhe udhëzimeve mund të shkaktojnë plagosje të
rënda.
ruajini gjithë të dhënat e sigurisë dhe
udhëzimet për të ardhmen.
Termi «vegël elektrike» që përdoret tek të dhënat e
sigurisë, lidhet me veglat elektrike që punojnë me
energji (me kabëll rrjeti) dhe me veglat elektrike me
bateri (pa kabëll rrjeti).
2.1 Siguria në vendin e punës
a) Vendin e punës mbajeni të pastër dhe të
ndriçuar mirë.
Vendet e punës të parregullta dhe pa ndriçimin e
duhur mund të shkaktojnë aksidente.
b) Mos punoni me veglën elektrike në ambiente
me rrezik shpërthimi, në të cilat ndodhen
lëngje, gaze ose pluhura të djegshëm.
Veglat elektrike prodhojnë shkëndija, të cilat
mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Gjatë përdorimit të veglës elektrike, mbani
larg fëmijët dhe personat e tjerë.
Në rast shpërqendrimi mund të humbni
kontrollin e pajisjes.