Rreziqe Gjatë Përdorimit Dhe Trajtimit Të Veglës Elektrike - Makita SG150 Traducción De Las Instrucciones De Manejo Originales

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 75
SQ
Kujdesuni që personat e tjerë të kenë një
distancë të sigurt nga zona e punës. Kushdo
që hyn në zonën e punës, duhet të mbajë
veshje mbrojtëse personale.
Ciflat e materialit të përpunuar ose veglat e
thyera mund të fluturojnë tutje dhe mund të
shkaktojnë plagosje edhe jashtë zonës direkte
të punës.
Mbajeni pajisjen vetëm nga sipërfaqet e
izoluara, kur kryeni punime, gjatë të cilave
vegla elektrike mund të bjerë në kontakt me
kabllo korrenti të fshehur ose me kabllin e
saj të rrjetit.
Kontakti me një kabëll tensioni mund të vendosë
nën tension edhe pjesët metalike të pajisjes dhe
të shkaktojë një goditje elektrike.
Mbajeni kabllin e rrjetit larg veglave
ndihmëse rrotulluese.
Nëse e humbni kontrollin e pajisjes, kablli i rrjetit
mund të pritet ose të mbulohet dhe dora apo
krahu juaj mund të bjerë mbi veglën ndihmëse
rrotulluese.
Mos e vendosni mënjanë veglën elektrike
asnjëherë, para se vegla ndihmëse të ketë
pushuar plotësisht.
Vegla ndihmëse rrotulluese mund të bjerë në
kontakt me sipërfaqen e raftit, duke shkaktuar
humbjen tuaj të kontrollit mbi veglën elektrike.
Kur jeni duke mbajtur veglën elektrike, ajo
nuk duhet të jetë në punë e sipër.
Veshja juaj mund të bjerë në kontakt me veglën
ndihmëse rrotulluese dhe vegla ndihmëse mund
të shpojë trupin tuaj.
Mos i drejtoni veglat ndihmëse kur pajisja
është e ndezur, drejt vetes ose pjesëve të
trupit, si dhe mos i prekni ato.
2.6.5 rreziqe gjatë përdorimit dhe
trajtimit të veglës elektrike
Përdorni vetëm disqe prej diamanti për
prerje në të thatë për veglën tuaj elektrike.
Fakti që mund ta fiksoni aksesorin tek vegla
juaj elektrike, kjo nuk garanton një përdorim të
sigurt.
numri i lejuar i rrotullimeve të veglës
elektrike duhet të jetë të paktën aq i lartë sa
numri i dhënë maksimal i rrotullimeve tek
vegla elektrike.
Aksesori që rrotullohet më shpejt se sa lejohet,
mund të thyhet dhe të fluturojë larg.
| 318 |
Disqet prej diamanti për prerje në të thatë
duhet të përdoren vetëm për përdorimet e
këshilluara. P.SH.: Mos smeriloni asnjëherë
sipërfaqet anësore të një disku diamanti për
prerje në të thatë.
Disqet prej diamanti për prerje në të thatë janë
të përshtatshme për heqjen e materialit me
skajin e diskut. Efekti i forcës anësore tek objekti
i smeriluar mund të thyhet.
ndërrimin e veglave ndihmëse kryejeni me
kujdes dhe vetëm me veglën e posaçme dhe
pa defekte. Para ndërrimit të veglës shtesë,
hiqni spinën nga priza.
Përmes veglës së parashikuar të montimit,
shmangni dëmtime në veglën elektrike dhe
ndihmëse.
Përdorni gjithmonë materiale montimi të
padëmtuara në përmasat e duhur për disqet
prej diamanti për prerje në të thatë, të
zgjedhura nga ju.
Materiali i përshtatshëm i montimit, ndihmon
disqet prej diamanti për prerje në të thatë dhe
redukton rrezikun e thyerjes së disqeve prej
diamanti për prerje në të thatë.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e veglës
ndihmëse, duhet të përputhen me masat e
veglës tuaj elektrike.
Veglat ndihmëse të matura gabim mund të mos
përshtaten apo kontrollohen mjaftueshëm.
Disqet prej diamanti për prerje në të thatë,
materialet e montimit (fllanxhat) ose
aksesorët e tjerë, duhet të puthiten me
boshtin e veglës tuaj elektrike.
Veglat ndihmëse që nuk puthiten si duhet tek
boshti i veglës elektrike, rrotullohen në mënyrë
jo të njëtrajtshme, vibrojnë shumë fort dhe mund
të çojnë në humbje të kontrollit.
Mos përdorni vegla ndihmëse të dëmtuara.
Para çdo përdorimi të veglave elektrike,
kontrollojini veglat ndihmëse nëse kanë
rrjedhje ose çarje. Kur vegla elektrike ose
vegla ndihmëse bie poshtë, kontrolloni
nëse ajo dëmtohet ose përdorni një vegël
ndihmëse pa defekt. nëse e keni kontrolluar
dhe vënë në përdorim veglën ndihmëse, ju
dhe personat e tjerë qëndroni jashtë zonës
së veglës elektrike dhe lëreni veglën të
punojë për një minutë me numrin më të lartë
të rrotullimeve.
Veglat elektrike të dëmtuara prishen në
shumicën e rasteve gjatë këtij testimi.
Pas montimit të disqeve prej diamanti për
prerje në të thatë para ndezjes, kontrolloni
nëse këta disqe janë montuar si duhet dhe
mund të rrotullohen lirisht. Sigurohuni që
disqet prej diamanti për prerje në të thatë
nuk prekin skeletin mbrojtës ose pjesët e
tjera.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Sg180

Tabla de contenido