Shërbimi; Udhëzime Sigurie Specifike Për Pajisjen; Kërkesa Për Përdoruesit; Siguria Në Vendin E Punës - Makita SG150 Traducción De Las Instrucciones De Manejo Originales

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 75
SQ
e) Kujdesuni për veglat elektrike me kujdes.
Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme
funksionojnë pa të metë dhe nuk ngecin,
ose nëse ka pjesë të thyera apo të dëmtuara,
çka pengon funksionimin e veglës elektrike.
riparoni pjesët e dëmtuara para përdorimit
të pajisjes.
Shumë aksidente shkaktohen nga veglat
elektrike të keqmirëmbajtura.
f) Veglat prerëse mbajini të mprehta dhe të
pastra.
Veglat prerëse të mirëmbajtura me kujdes, me
tehe prerës të mprehtë etj., përdoren më pak
dhe më lehtë.
g) Veglën elektrike, aksesorin, veglat shtesë,
etj. përdorini sipas këtyre udhëzimeve.
Kështu, respektoni kushtet e punës dhe
veprimtarinë e kryer.
Përdorimi i veglave elektrike për përdorime të
tjera nga ato të parashikuara, mund të shkaktojë
situata të rrezikshme.
2.5 Shërbimi
a) riparojeni veglën elektrike vetëm nga
specialistë të kualifikuar si dhe vetëm me
pjesë këmbimi origjinale.
Kështu siguroni ruajtjen e sigurisëë së veglës
elektrike.
| 316 |
2.6 Udhëzime sigurie specifike për
pajisjen
2.6.1 Kërkesa për përdoruesit
Personat nën 16 vjeç nuk lejohet të përdorin
pajisjen.
Përdoruesi duhet të jetë i njohur me
përmbajtjen e këtij manuali përdorimi.
2.6.2 Siguria në vendin e punës
Para se të hapni vrimat në muret mbajtës,
këshillohuni me inxhinierin, arkitektin ose
supervizorin e ndërtimit.
Siguroni hapësirën e punës edhe pas
zgavrave.
Hapësirat e pasiguruara të punës mund t'ju
rrezikojnë juve dhe personat e tjerë.
Bëni kujdes tubat e mbuluar të korrentit,
ujit dhe gazit. Përdorni detektorë të
përshtatshëm, për të identifikuar tuba të
fshehur, ose këshillohuni me shoqërinë e
ofrimit të shërbimit.
Kontakti me kabllot elektrikë mund të shkaktojë
zjarr dhe goditje elektrike. Dëmtimi i një tubi
gazi mund të shkaktojë shpërthim. Futja në një
tubacion uji shkakton dëme materiale ose mund
të shkaktojë një goditje elektrike.
Mos e përdorni veglën elektrike në afërsi të
materialeve të djegshëm.
Shkëndijat mund të shkaktojnë ndezjen e këtyre
materialeve.
Shmangni pengimin e njerëzve të tjerë nëpër
kabllo.
Derdhjet mbi kabëll mund të shkaktojnë plagosje
të rënda.
Siguroni objektin që do të punoni.
Një objekt pune i fiksuar me kapëse ose vida
qëndron më i sigurt se sa po ta mbani me dorë.
Shmangni grumbullimin e pluhurit në vendin
e punës.
Pluhurat mund të ndizen lehtë.
në dhomat e mbyllura, kujdesuni për një
ajrosje të mjaftueshme.
Rrezik nga grumbullimi i pluhurit dhe pengimi i
të parit.
Pluhurat nga materialet si bojëra me bazë
plumbi, disa lloje druri, mineralet dhe
metalet mund të jenë të dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojnë reaksione,
sëmundje të frymëmarrjes dhe / ose kancer.
Materialet me përmbajtje asbesti duhet të
përpunohen vetëm nga specialistë.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Sg180

Tabla de contenido